Politika 24 March 2026, 15:18 Nga VNA

Mbyllet thirrja për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, VNA zbardh emrat

Ndaje në Whatsapp

Mbyllet thirrja për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, VNA

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur aplikimet për Komisionerin e ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
VNA ka mësuar emrat e kandidatëve, ku ndër ta spikat Alfred Balla, ish drejtues i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, apo Genta Tafaj, ish drejtuese e vettingut.

Gjithsej në garë janë 7 emra, por sërish është politika që vendos nëse kjo garë do të prodhojë një drejtues të ri për atë institucion. Kjo pasi, është hera e dytë që Kuvendi hap garën për këtë post. Vitin e kaluar, kur gara u hap, ndër të tjerë, kandidoi edhe gjyqtarja kushtetuese, Sonila Bejtja.

Por PD njoftoi nga Kuvendi përmes Gazment Bardhi se ajo ishte tërhequr nga gara, meqë nuk i kishte bërë mirë llogaritë, dhe se i duhej të qëndronte në Gjykatën Kushtetuese deri kur t’i vinte zëvendësuesi.

Kreu i grupit demokrat hodhi poshtë zërat se ishte bërë një “Pazar politik” që gjyqtarja e afërt me opozitën, të merrte postin me mandat 5 vjeçar. Por pavarësisht kësaj, as PS dhe as PD, nuk ju dhanë firma mbështetëse të gjithë kandidatëve të tjerë nga garë, duke e djegur procesin.

Pa ndonjë nxitim të madh, gara u hap prapë me firmë të Jorida Tabakut, por siç duket nga aplikimet e reja, nuk është pjesë e aspirantëve gjyqtarja Bejtja, e cila mban karrigen në Kushtetuese, pasi pasuesi ende nuk i ka ardhur.

Ngelet për t'u parë nëse PS apo PD do të gjejnë një emër nga kjo listë e re për ta votuar me 71 kartonë, apo do ta djegin sërish procesin, deri kur të piqen kushtet që emra të veçantë të jenë gati për të garuar.

Lista e plotë e kandidatëve
1. Alfred Balla
2. Brunilda Menalla
3. Rozeta Ivanova
4. Genta Tafaj
5. Ermonela Xhafaj
6. Brikena Luto
7. Sonila Hysi Ruka

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme