Politika 29 March 2026, 19:49 Nga VNA

Mbyllet protesta 108-ditore para Kryeministrisë, Lapaj: Nuk hoqëm dot Ramën por Belinda nuk është më ministre

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet protesta 108-ditore para Kryeministrisë, Lapaj: Nuk hoqëm dot

Një karrige e përmbysur dhe tabela me mbishkrimin “Sheshi u lirua” shënuan fundin simbolik të protestës 108-ditore të lëvizjes Shqipëria Bëhet përballë Kryeministrisë.

Kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj, në një intervistë për A2 CNN, deklaroi se protesta nuk është mbyllur, por vetëm është ridimensionuar dhe do të vijojë në forma të tjera.

“Është një ridimensionim. Protesta do të vijojë aty ku ka qenë, por edhe në çdo cep të Shqipërisë, aty ku kanë probleme qytetarët”, u shpreh Lapaj.

Ai e konsideroi të frytshëm qëndrimin për ditë dhe netë të tëra përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se protesta pati efekt politik.

“Sot është fakt që kur ne e nisëm protestën, Belinda Balluku ishte ministre, ndërsa sot është shkarkuar”, tha ai.

Ndërkohë që opozita vijon të kërkojë rrugë për bashkim, ndasitë mes partive politike mbeten ende të dukshme. I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me forcat e tjera opozitare në zgjedhje, Lapaj u tregua i rezervuar.

“Drejtuesit duhet të dëgjojnë popullin. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh. Ne do të marrim vendime shumë të matura. Unë nuk e kam tagrin për ta dhënë këtë përgjigje”, deklaroi ai.

Megjithatë, Lapaj theksoi se për protestat kundër qeverisë duhet një qëndrim i përbashkët i gjithë faktorëve opozitarë, veçanërisht sa i takon qëndrimit ndaj Kodit Zgjedhor.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme