Politika 14 December 2025, 11:13 Nga VNA

Mbrëmë në PD: Debate të ashpra në Kryesi, Salianji nuk kursen Berishën dhe Nokën. Në fund fiton dhe interesin mediatik

Ndaje në Whatsapp

Mbrëmë në PD: Debate të ashpra në Kryesi, Salianji nuk

Mbledhja e mbremshme e Kryesisë së Partisë demokratike, rikonfirmoi dhe njehere se ujërat në këtë parti nuk janë të qeta. Debatet pa media me akuza dhe kundër akuza u përqendruan te çështja e Avokatit të Popullit. Vëmendja ishte tek debati i Sali Berishës dhe Ervin Salianjit, i cili i ka prishur qetësinë me takimet që po zhvillon me demokratët.

Në paralajmërimet e mëhershme të Berishës se do të merren masa ndaj demokratëve që nuk bënë fushatë në zgjedhjet e 11 majit, duket se bën pjesë edhe Hysen Kadiu, me i votuari i primareve te tiranes dhe që sot është në mbështetje të lëvizjes së Salianjit.
Sipas Berishës, largimi i tij gjatë kohës së fushatës ishte hakmarrje pasi nuk u fut në listën e sigurt për deputet. Kjo deklaratë u kundërshtua nga Salianji, i cili tha se Kadiu ka qenë aktiv në fushatë në mbështetje të PD-së.

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.
Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona dhe duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD.
Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.
Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.
Berisha: Jo, nuk ka qenë.
Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.
Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.
Salianji: Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me cel në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë.

Ndërsa përplasja më e ashprër ishte mes Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës. Sekretari i përgjithshëm i PD akuzoi ish-deputetin demokrat se ka angazhuar grupin e Suel Çelës që mos të lejojë qytetarët të marrin pjesë në Foltoren e Berishës.

“Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz në tek foltorja dhe ky është ndikimi yt“, iu drejtua Salianjit.

Salianji nga ana e tij iu përgjigj duke thënë se deklaratat janë idiotësi dhe se para katër vitesh Noka ishte akuzuar që mblidhte firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit.

“Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që s’dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit. Pastaj, se kush e takon, ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Një pikë tjetër që solli përplasje ishte edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur të kërkojnë falje publike, ndërsa Noka dhe Salianji u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë.

Ish-deputeti i PD i kërkoi dorëheqje Nokës duke e akuzuar se po shkatërron strukturat e partisë.

“Avokati i Popullit ishte gabim strategjik. PD duhet të shkonte me një kandidat. E kemi dërguar para 4 vitesh Ledio Brahon kandidat të vetëm dhe e ka rrëzuar Rama. Nuk mund t’u thuash deputetëve që firmosni kë të doni dhe pastaj thua pse na e hodhi Rama. Duket si pazar te njerëzit dhe ti, Flamur, meqë po i del për zot, duhet të japësh dorëheqjen për shkatërrimin e strukturës, organizimit dhe perceptimin që jeni shitur te Rama”, tha Salianji.

Në fund të mbledhjes, dukej se interesin mediatik e kishte fituar Salianji i cili theu edhe traditën e Berishës që pas çdo mbledhje fliste për gazetarët. Mbrëmë mediat u mblodhën për të pyetur Salianjin se çfarë kishte ndodhur në takimin e Kryesisë, duke mos ia dhënë mundësinë kreut të PD të thotë fjalën e fundit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme