Politika 17 December 2025, 19:12 Nga VNA

Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Berisha kërkon fokus te protesta, Kalaj dhe Hoxha të shqetësuar për 'sorosianët' në strukturat e PD

Ndaje në Whatsapp

Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Berisha kërkon fokus te protesta,

Në vijim të mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të PD, e cila po zhvillohet pa praninë e medias, Sali Berisha bëri të ditur se diskutimet janë përqendruar vetëm te organizimi i protestës, duke e cilësuar atë si vetëm fillimin e një procesi politik. Ai ftoi anëtarët të shprehin lirshëm sugjerime dhe kritika.

Gjatë diskutimeve, Lisander Hoxha deklaroi se Soros përbën rrezik për demokracinë dhe kërkoi që në strukturat e PD të mos ketë persona të lidhur me këtë organizatë. Aulon Kalaja u shpreh në të njëjtën linjë, duke kërkuar që Soros të shpallet “non grata” nga qeveria e ardhshme, që PD të pozicionohet qartazi si parti konservatore e djathtë, si dhe ngritjen e një komisioni hetimor për mënyrën se si u morën firmat e PD për Shabanin në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme