Politika 30 January 2026, 10:10 Nga VNA

Mbetjet e KURUM sjellin përplasje të forta në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit

Ndaje në Whatsapp

Mbetjet e KURUM sjellin përplasje të forta në Agjencinë

Skandali i mbetjeve të rrezikshme të KURUM ka shkaktuar përplasje të forta brenda Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM). Më datë 27 janar, Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e AKM-së, delegoi kompetencat tek e besuara e saj, Elona Uzmutlu, në një lëvizje që duket e lidhur me shqetësimin për ecurinë e hetimeve.

Megjithatë, Uzmutlu ende nuk kishte hyrë në zyrën e drejtoreshës, kur Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, nxori një urdhër të ri, duke ia deleguar kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të AKM-së të besuarit të tij, Athanas Karaja.

Me gjasë, zhvillimet e reja për çështjen e mbetjeve të KURUM pritet të sjellin edhe një pasqyrë të re në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ku interesat e ministrit të ri dhe të drejtuesve të këtij institucioni qartësisht kanë nisur të përplasen, ashtu siç ndodhi në Bashkinë e Tiranës me largimin e Erion Veliajt. Orët në vazhdim do të tregojnë më qartë se cila do të jetë panorama në atë që pritet të ndodhë me një nga çështjet më të nxehta dhe më pak të prekura nga shtypi: atë të mbetjeve të konsideruara të rrezikshme të KURUM, të transportuara nga porti i Durrësit, përfshirë edhe përgjegjësinë e drejtuesve të kompanisë dhe institucioneve shqiptare në këtë proces.

Më poshtë urdhri zyrtar, sipas të cilit Karaja do të ushtrojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit deri në një urdhër të dytë.

DELEGIM I KOMPETENCAVE TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË
AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 513, datë 25.09.2025 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mjedisit”, referuar shkresës nr. 2118/2, datë 28.01.2026, protokolluar në Ministrinë e Mjedisit me nr. 636 prot., datë 28.01.2026, lënda “Për dijeni”,

URDHËROJ:
1. Z. Athanas Karaja, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë, në Ministrinë e Mjedisit, që krahas detyrave aktuale, të kryejë edhe detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).
2. Z. Karaja do të ushtrojë detyrat shtesë, duke filluar nga data 29.01.2026, deri në shfuqizimin e këtij urdhri.
3. Ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve në Ministrinë e Mjedisit, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, si dhe të gjitha strukturat e AKM-së, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij Urdhri.

Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Mbetjet e KURUM sjellin përplasje të forta në Agjencinë

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme