Politika 4 January 2026, 18:04 Nga VNA

Mbaruan pushimet, PD rikthen nesër foltoren para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Mbaruan pushimet, PD rikthen nesër foltoren para Kryeministrisë

Pas përfundimit të pushimeve, Partia Demokratike do të rikthejë nesër foltoren në sheshin përpara Kryeministrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Sipas Bardhit, foltorja do të nisë ditën e hënë, më 5 janar, në orën 18:00.

Ai theksoi se vendimmarrja duhet t’i takojë qytetarëve dhe jo pushtetit.

“Vendos qytetari, jo pushteti! E hënë, datë 5 Janar, ora 18:00, përballë Kryeministrisë”, shkruan Bardhi.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme