Politika 12 March 2026, 14:08 Nga VNA

“Mbajmë shënim”. Reagimi i akullt i Brukselit pas votës së kuvendit për imunitetin e Ballukut

Ndaje në Whatsapp
“Mbajmë shënim”. Reagimi i akullt i Brukselit pas

Një reagim tjetër ndërkombëtar ka ardhur këtë të enjte nga Komisioni Evropian në Shqipëri lidhur me votimin e kësaj të enjteje për rrëzimin e kërkesës së SPAK për imunitetin e Belinda Balluku.

Në reagimin e tij, Komisioni Evropian vendos theksin te rëndësia që ka lufta kundër korrupsionit për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Por ajo që bie më shumë në sy në këtë reagim është formulimi i përdorur nga Brukseli: “Bashkimi Evropian merr shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.”

Në gjuhën diplomatike europiane, shprehja “merr shënim” është një formulë e ftohtë dhe e kujdesshme, që përdoret shpesh kur institucionet europiane nuk duan të hyjnë në polemikë të drejtpërdrejtë, por njëkohësisht duan të tregojnë se një zhvillim i caktuar është regjistruar dhe do të merret parasysh në vlerësimet e ardhshme.

Pas këtij formulimi, Komisioni Evropian thekson qartë dy elementë kyç të procesit të integrimit.

“Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e Komisionit Evropian.

Mesazhi i Brukselit, edhe pse i formuluar me gjuhë diplomatike, vendos në qendër një kërkesë të qartë: funksionimi i pakushtëzuar i drejtësisë dhe i SPAK mbetet një element vendimtar për rrugën europiane të Shqipërisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme