Politika 19 November 2025, 18:29 Nga VNA

Manja kritikon veshjet luksoze të PD-së, por harron ministret e veta

Ndaje në Whatsapp
Manja kritikon veshjet luksoze të PD-së, por harron ministret e veta

“Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro se është gjynah”, tha mes të tjerash Manja.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, kritikoi homologët e PD-së, duke u kërkuar atyre që kur të shkojnë në takime me qytetarët, të mos shkojnë me veshje luksoze. Komentet Manja i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se projekt-buxheti për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike në kohët që kjo forcë politike ka qenë në pushtet.

Ne fakt Manja harroi të kthejë pak kokën e të shohë veshjen e ministres së Jashtme Elisa Spiropali. Vetëm në 3 vitet e fundit nuk ka një dalje të saj që të ketë veshur një kostum ose një çantë dy herë. Për të mos folur për ministret e tjera të qeverisë, për të cilat në fakt më shumë se Ulsiu është kujdesur Sali Berisha t’u numërojë veshjet, këpucët, çantat, madje të bëhet dhe ekspert markash të shtrenjta.

Ky në fakt duket të jetë shndërruar në një problem cic-mici mes deputetëve të Parlamentit dhe politikës shqiptare që sa herë kanë ndonjë luftë personale mes tyre përdorin çantat e grave dhe kollaret e burrave për t’u marrë, ndërkohë që elefanti në dhomë apo incineratori në mes të fushës prodhojnë miliona që futen në xhepat e ministrave që Ulsiu as i sheh dhe as i përmend.

Saliu, Ulsiu, Elisa dhe të ngjashem me ta bëjnë mirë që të na i kursejnë dhe akuzat dhe shfaqjet me veshje të shtrenjta elegante. Sa për akuzat e dimë mirë që i kanë sa për të larë gojën, se do puthen e përqafohen sa të mbarojë seanca, e sa për veshje e shije dukeshin më mirë kur hynë në politikë e të veshur thjeshtë se tani që japin leksione estetike me rroba të blera cash… se me kartë krediti s’ua mban nga SPAK-u.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme