Politika 25 October 2025, 08:11 Nga VNA

Manja komenton gjetjet e ODIHR: Janë ato që opozita i ka theksuar disa herë

Ndaje në Whatsapp
Manja komenton gjetjet e ODIHR: Janë ato që opozita i ka theksuar disa

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka komentuar ditën e djeshme për herë të parë raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, i cili në disa pjesë kritikon Partinë Socialiste për përdorimin e administratës publike dhe sistemin e patronazhimit gjatë fushatës. Manja pranoi se gjetjet e raportit përputhen me ato që Partia Demokratike kishte ngritur menjëherë pas zgjedhjeve.

“Përsa i përket konstatimeve, janë ato që, besoj, pas 11 majit i di çdo shqiptar, sepse janë theksuar nga opozita jo një, por disa herë, edhe në seancë plenare”, u shpreh ai, duke kaluar më pas tek pjesa e rekomandimeve të raportit.

Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe atij për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u miratuan gjashtë rezoluta për institucionet e drejtësisë, Komisionin e Prokurimit Publik dhe Administratën Publike, të cilat u kundërshtuan nga deputetët demokratë. Të hënën, në orën 10:00, institucionet e drejtësisë do të raportojnë në seancë plenare, ku deputetët do të kenë mundësi t’u drejtojnë pyetje për rreth 150 minuta.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme