Politika 6 May 2026, 12:13 Nga VNA

Maliqi i drejtohet Celibashit: Fund zvarritjes 2-vjeçare, KQZ të vendosë urgjent për mandatin e Kreshnik Hajdarit

Ndaje në Whatsapp

Maliqi i drejtohet Celibashit: Fund zvarritjes 2-vjeçare, KQZ të

Ish-kandidati për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka depozituar sot një kërkesë zyrtare pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Ilirjan Celibashi, ku kërkon vijimin e menjëhershëm të procedurës administrative për mandatin e kryetarit aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Kjo lëvizje e Maliqit vjen pas zbardhjes së vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë, i cili konfirmoi se çështja e mandatit të Hajdarit duhet të zgjidhet në rrugë administrative nga KQZ dhe nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

Pretendimet kryesore të Maliqit në kërkesën drejtuar KQZ:

Maliqi pretendon se që nga janari i vitit 2024, kur Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ktheu çështjen për rishqyrtim, kanë kaluar plot 2 vite e 4 muaj pa një zgjidhje përfundimtare. Ai e cilëson këtë si një "zvarritje të qëllimshme" me pasoja mbi legjitimitetin e Bashkisë Kuçovë.

Në kërkesë, Maliqi thekson se Hajdari ka fshehur një dënim nga Gjykata Greke dhe ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Ai shton se për këtë të fundit, Hajdari është shpallur fajtor edhe nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) pas kërkesës së SPAK.

Sipas Maliqit, nëse ligji i dekriminalizimit do të ishte zbatuar drejt nga KQZ në nëntor 2023, Hajdari nuk do të duhej të vijonte ushtrimin e mandatit të fituar në zgjedhjet e vitit 2023.
Cenimi i interesit publik: Paditësi argumenton se kjo situatë ka cenuar rëndë interesat e zgjedhësve të Kuçovës dhe parimin e shtetit të së drejtës.

Maliqi i kërkon zyrtarisht KQZ-së të ndërmarrë këto hapa pa vonesë:

Përfshirjen e menjëhershme të çështjes "Hajdari" në kalendarin e punës së KQZ-së.
Caktimin e një seance publike për shqyrtimin e materialit dhe marrjen e një vendimi përfundimtar mbi heqjen ose jo të mandatit.
Njoftimin zyrtar të tij si palë e interesuar për çdo veprim procedural.
"Zvarritja e mëtejshme e kësaj çështjeje cenon jo vetëm parimin e sigurisë juridike, por edhe besimin e publikut në organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme," përfundon Maliqi në kërkesën e tij drejtuar kreut të KQZ-së.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme