Politika 31 July 2025, 14:25 Nga VNA

Lobistët amerikanë të kontraktuar nga Berisha kërkojnë heqjen e “non gratës”: Ai nuk është më figurë aktive politike

Ndaje në Whatsapp
Lobistët amerikanë të kontraktuar nga Berisha kërkojnë

Kompania amerikane e lobimit Continental Strategy, e kontraktuar nga Sali Berisha përpara zgjedhjeve të 11 majit, i është drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit me kërkesën për të anuluar shpalljen “non grata” ndaj liderit të Partisë Demokratike.

Në një material të përgatitur për institucionet amerikane, kompania e afërt me rrethin politik të Partisë Republikane dhe ish-presidentin Donald Trump, argumenton se shpallja e Berishës si person i padëshiruar ishte e motivuar politikisht dhe pa bazë faktike.

“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Ajo dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një ‘shtet-narkotik’. Ndërsa demokracia në vend është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon,” thuhet në dokument.

Continental Strategy ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Partinë Demokratike të Shqipërisë, me një vlerë deri në 6 milionë dollarë. Përmes kësaj marrëveshjeje, ajo ofron shërbime lobimi dhe strategji politike me qëllim përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të PD-së dhe fuqizimin e pozicionit të saj në Uashington.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme