Politika 23 April 2026, 12:35 Nga VNA

“Llozhat për ministren, shkallët për pedagogët”: Ndriçim Mehmeti denoncon arrogancën e ministres së Shëndetësisë në koncertin e Akademisë së Arteve

Ndaje në Whatsapp

“Llozhat për ministren, shkallët për pedagogët”:

Pedagogu i njohur Ndriçim Mehmeti ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale atë që ai e cilëson si arrogancë dhe cinizëm të pushtetit, pas një incidenti që, sipas tij, ndodhi në ambientet e Universitetit të Arteve.

Mehmeti rrëfen se ishte nisur me dëshirë për të ndjekur një shfaqje në sallën e Universitetit të Arteve, me ftesë të Mjeshtres së Madhe të Punës, profesoreshës Manjola Nallbani dhe të studentëve të kantos. Por, sipas tij, përvoja artistike u kthye në një episod që ai e përshkruan si simbol të arrogancës institucionale.

Sipas Mehmeti­t, sapo ishte drejtuar drejt llozhave të sallës — hapësirë që zakonisht përdoret nga pedagogët — një person i veshur me të zeza dhe me kapuç e ndaloi duke i thënë se nuk lejohej të hynte, pasi llozhat duhej të mbeteshin bosh për ardhjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Sala.

“Ku shkon zotëri?” – rrëfen Mehmeti se iu drejtua personi në mënyrë urdhëruese. Kur ai u prezantua si pedagog dhe shpjegoi se ishte aty për të ndjekur shfaqjen, përgjigjja, sipas tij, ishte e prerë: llozhat duhej të ishin bosh sepse pritej ministrja.

Pedagogu thotë se nuk reagoi në moment dhe u largua nga salla, por gjatë rrugës u ndal nga dy kolegë të tij. Njëri prej tyre, sipas Mehmeti­t, i sugjeroi që ta ndiqte shfaqjen nga shkallët e sallës, pasi “dëgjohej mirë edhe aty”.

Ky moment, sipas pedagogut, ishte më i rëndë se vetë ndalimi.

“Arroganca dhe cinizmi qeveritar nuk njohin kufij”, shkruan Mehmeti në reagimin e tij, duke theksuar se është e papranueshme që pedagogët të mos lejohen të hyjnë në institucionin e tyre për shkak të pranisë së një zyrtari të lartë.

Në statusin e tij, ai ironizon edhe situatën në sistemin shëndetësor, duke i drejtuar një mesazh ministres: “Zonja ministre, shijojeni shfaqjen, pasi punët e shëndetësisë i ke fjollë — nga infrastruktura dhe krevatet e viteve ’60 e deri te mungesa e ilaçeve dhe analizave”.

Mehmeti shton se nuk pret ndonjë reagim nga ministrja për këtë episod, duke e cilësuar atë një shembull të një mentaliteti që, sipas tij, është bërë i zakonshëm në raportin mes pushtetit dhe qytetarëve.

Reagimi i pedagogut ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë komentues e kanë parë episodin si një ilustrim të kulturës së privilegjit dhe distancës që krijohet mes zyrtarëve dhe qytetarëve në hapësirat publike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme