Politika 16 February 2026, 17:22 Nga VNA

Ligji për tenderat e AKSHI-t miratohen në komisionet parlamentare vetëm me votat e mazhorancës

Ndaje në Whatsapp

Ligji për tenderat e AKSHI-t miratohen në komisionet parlamentare

Komisionet parlamentare miratuan vetëm me votat e mazhorancës një nismë ligjore që parashikon transferimin e tenderave të Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) tek një shoqëri aksionere me kapital publik dhe privat, ku shteti do të zotërojë të paktën 51% të aksioneve. Sipas projektligjit të propozuar nga deputeti socialist Erjon Malaj, AKSHI nuk do të kryejë më prokurime dhe kontrata mirëmbajtjeje për platformat digjitale, por këto do t’i kalojnë kompanisë së re TIK.

Opozita e kundërshtoi ashpër nismën, duke e lidhur atë me hetimet e SPAK për abuzime me tenderat në AKSHI. Sipas tyre, ndryshimet vijnë pas zbulimit të një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se kontrollonte tendera me vlera të mëdha, ku janë marrë të pandehur edhe ish-drejtues të agjencisë dhe biznesmenë të përfshirë në çështje.

Deputetët e opozitës ngritën shqetësime për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive, duke kërkuar audit të thelluar financiar dhe teknik para çdo transferimi. Ata paralajmëruan se kalimi i infrastrukturës kritike digjitale në administrim të një shoqërie me pjesëmarrje private mund të krijojë precedent të rrezikshëm dhe të cenojë standardet e transparencës dhe integrimit europian.

Nga ana tjetër, Malaj dhe përfaqësues të qeverisë argumentuan se ndryshimet janë të nevojshme për zhvillimin teknologjik dhe për ndarjen e qartë të funksioneve mes pronësisë publike dhe operimit teknik. Sipas tyre, institucionet publike do të mbeten pronare të sistemeve, ndërsa shoqëria e re do të merret me operimin dhe mirëmbajtjen, pa cenuar sigurinë e të dhënave apo kompetencat thelbësore të AKSHI-t.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme