Politika 12 February 2026, 12:02 Nga VNA

Ligji për diplomacinë shtyhet në Kuvend. Ministrja në Vjenë në Ballon e Operës me llozhë 26 mijë euro

Ndaje në Whatsapp

Ligji për diplomacinë shtyhet në Kuvend. Ministrja në

Projektligji për reformën në diplomaci u shty nga rendi i ditës në seancën e sotme plenare. Me kërkesë të Partisë Socialiste, ai u tërhoq për shkak të mungesës së ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Një akt i konsideruar si ndër më të rëndësishmit për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të jashtëm mbetet kështu pa u shqyrtuar, në pritje të një date të re.

Shtyrja vjen një ditë pas pranisë së Spiropalit në Vjenë, ku ishte e ftuar në Balon e Operës Shtetërore, eventi më i madh social i vitit në Austri. Sipas medias austriake Politik Live, ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger (Neos), është e vetmja politikane e qeverisë që kishte një lozhë të sajën në këtë mbrëmje, ku do të priste mysafirë shtetërorë nga Filipinet dhe Shqipëria. Nga pala shqiptare, e ftuar ishte pikërisht Elisa Spiropali.

Sipas rregullave të organizimit, lozhat falas i takojnë vetëm Presidentit Federal dhe Kancelarit. Të gjitha lozhat e tjera financohen nga vetë pjesëmarrësit. Çmimet këtë vit kanë qenë rekord: një lozhë në ballkon kushton 26 mijë euro, ndërsa një biletë hyrjeje arrin në 410 euro. Presidenti Alexander Van der Bellen dhe bashkëshortja e tij Doris Schmidauer përfaqësuan presidencën e shtetit, ndërsa Kancelari Christian Stocker (ÖVP) mungoi për shkak të një angazhimi në Bruksel, por u zëvendësua zyrtarisht në ceremoni.

Në të njëjtën kohë, në Tiranë pritej votimi i ligjit për Shërbimin e Jashtëm, një nga aktet që prek drejtpërdrejt organizimin, karrierën dhe funksionimin e diplomacisë shqiptare. Në praktikë, kjo do të thotë se ministrja e Jashtme ndodhej në një mbrëmje gala me muzikë klasike pikërisht në ditën kur Parlamenti do të duhej të diskutonte reformën që lidhet me institucionin që ajo drejton.

Kështu, ndërsa në Vjenë valset e Strauss-it jehonin nga një lozhë 26 mijë euro, në Tiranë reforma në diplomaci mbeti në pauzë. Ligji që do të riformatojë shërbimin e jashtëm nuk u votua. Dhe për momentin, diplomacia shqiptare ka më shumë një shtyrje sesa një reformë të miratuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme