Politika 21 November 2025, 12:16 Nga VNA

Ligji i Medias/ PS-PS konsensus pa gazetarë, por me "ekspertë të përjetshëm"

Ndaje në Whatsapp
Ligji i Medias/ PS-PS konsensus pa gazetarë, por me "ekspertë

Një tjetër marrëveshje mes PS dhe PD duket në horizontin e ndritur parlamentar, pavarësisht sherreve dhe debateve të dukshme të terrenit të përditshëm. Këtë herë bëhet fjalë për ligjin e shumëpërfolur të medias, për të cilin vitet e fundit ka pasur disa tentativa për ta hartuar dhe miratuar deri më fund.

Këtë herë duket se Jorida Tabaku dhe Iris Luarasi kanë marrë frenat në dorë dhe së bashku kanë nisur nga puna për të hartuar një ligj që do të kënaqë edhe socialistët edhe demokratët. Dhe për këtë kanë ngritur një grup pune të përbërë nga ekspertët Mark Marku, ish-deputet i PD por që vitet e fundit është afër qeverisë; Neritan Sejamini, ekspert i gjithçkaje të çdo kryeministri dhe kandidati për kryeministër; Koloreto Cukali, drejtor i Këshillit të Medias; dhe Klodiana Kapo e portalit Faktoje. Së bashku me deputetet Tabaku dhe Luarasi, këta të gjashtë kanë nisur nga parapërgatitjet për hartimin e ligjit të ri të medias në gjurmët e hartimit të Kodit të ri Penal.

Pa shumë zhurmë dhe pa ftuar ekspertë të tjerë apo gazetarë aktivë, reporterë apo ata që kanë më shumë eksperiencë. Edhe pse në fakt në grupin e ekspertëve të ftuar nga Jorida Tabaku dhe Iris Luarasi nuk ka asnjë emër që të ketë shkruar në media ndonjë artikull në 5 vitet e fundit, përveç atyre që ftohen për të folur si ekspertë të gjithçkaje në çdo ekran. Ndoshta ky është edhe qëllimi i ekspertizës së këtij grupi pune: të hartojë një ligj si ata pararendësit që kanë përfunduar në koshin e parlamentit. Thjesht për të treguar se është bërë një punë e mirë, por votat e shumicës e kanë rrëzuar punën e vyer të ekspertëve. Ose ndoshta për të gjetur një konsensus të nxituar meqë na e kërkon Brukseli për arsye integrimi.

Mirë është që në tilla ndërmarrje të rëndësishme, së paku transparenca të jetë një faktor kyç, meqë bëhet fjalë për media dhe jo për show ku takat dhe fotot bashkë me njoftimet e shpërndara nuk janë më lajme, por propagandë nga ajo që nuk duhet të shërbejë si “ushqim” për gazetarët. Sikundër tryezat dhe OJF me fondet e majme nuk kanë prodhuar kurrë as gazetari, dhe ligjet e mediave nuk prodhojnë gazetarë, por rregulla që, më shumë se zbatohen nga gazetarët, janë aty për t’u lexuar nga politikanë që nuk e kanë kuptuar ende vijën ndarëse mes propagandës dhe lirisë së medias.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme