Politika 31 March 2026, 12:58 Nga VNA

Lexoni fjalë për fjalë si pranon qeveria dështimet në arsim dhe shpall AADF-në si "shpëtimtare"

Ndaje në Whatsapp

Lexoni fjalë për fjalë si pranon qeveria dështimet në

Në një dokument që duhet të ishte një strategji për të ardhmen, qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend "kapitullimin" e saj përballë sistemit arsimor. Relacioni për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA) nuk është thjesht një nismë ligjore; është një certifikatë dështimi për Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe një ftesë e hapur për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) që të marrë në dorë "çelësat" e maturës dhe provimeve të shtetit.

Relacioni i siguruar nga VNA është i mbushur me pranime tronditëse për mënyrën se si është administruar arsimi deri më sot. Për herë të parë, qeveria pranon "të zezë mbi të bardhë" se:

Dokumenti pranon se procesi i njohjes së diplomave është një kalvar vonesash që dëmton rëndë studentët, duke i lënë ata peng të një sistemi që nuk funksionon.

Relacioni pranon se mbikëqyrësit dhe administratorët e provimeve shpesh kanë shpërndarë teza të gabuara ose variante që nuk përputhen, duke minuar çdo parim të meritokracisë në Maturën Shtetërore.

Pranohet se pyetjet e provimeve të licencave profesionale dhe maturës nuk kanë kaluar asnjëherë procese rigoroze vlerësimi psikometrik, çka do të thotë se deri më sot, dija e të rinjve është matur me "shkel e shko".

I THOTË QEVERIA:

·  "Proceset aktuale të vlerësimit të arritjeve të nxënësve në Maturën Shtetërore dhe të kandidatëve për ushtrimin e profesioneve të rregulluara nuk ofrojnë garancitë e nevojshme për një vlerësim objektiv, të vlefshëm dhe të besueshëm."

·  "Janë konstatuar raste të mospërputhjes së varianteve të testit, gabime në hartimin e pyetjeve apo mungesë të standardeve psikometrike, çka ka çuar në kontestime të shumta nga ana e maturantëve dhe kandidatëve."

·  "Sistemi aktual i njohjes së diplomave dhe certifikatave të fituara jashtë vendit paraqet barriera burokratike dhe vonesa të pajustifikuara, duke u kthyer në një pengesë për integrimin e shpejtë të të rinjve në tregun e punës."

·  "Infrastruktura teknologjike ekzistuese është e vjetruar dhe e pasigurt, duke mos lejuar kalimin në provime tërësisht digjitale (Computer Based Testing), çka ekspozon procesin ndaj manipulimeve dhe kopjimit."

·  "Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) e ka të pamundur, në kushtet aktuale ligjore dhe financiare, të rekrutojë dhe mbajë ekspertë të mirëfilltë të vlerësimit, duke u mjaftuar me një administrim shpeshherë mekanik dhe jo shkencor."

·  "Buxheti i shtetit e ka të papërballueshme të investojë në teknologjinë e fundit të vlerësimit, prandaj nevojitet një model i ri që siguron vetëfinancim përmes tarifave dhe mbështetjes nga partnerët strategjikë (AADF)."

·  "Procesi i licencimit të mësuesve dhe profesioneve të tjera nuk pasqyron aftësitë reale të kandidatëve, pasi pyetjet e testit nuk kalojnë procesin e pilotimit dhe analizës shkencore, duke u bazuar në metoda arkaike."

 

 

Lexoni fjalë për fjalë si pranon qeveria dështimet në

Përballë këtij rrënimi, qeveria nuk propozon një reformë të brendshme, por ia delegon fatin e sistemit AADF-së. Relacioni e thotë qartë:

"Ky projektligj është hartuar në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)... për të propozuar një model të ri administrimi."

Shteti shqiptar nuk ka as mend, as mjete për të testuar fëmijët e tij, ndaj kërkon "shpëtimin" te një entitet hibrid. AADF nuk po vjen thjesht si donator, por si arkitekti i një agjencie që do të jetë "shtet brenda shtetit".

Relacioni zbulon se AKSHA e re nuk do të financohet plotësisht nga taksat tona, por do të jetë një institucion me vetëfinancim. Çdo vërtetim, çdo diplomë e huaj që njihet dhe çdo provim licence do të ketë një kosto që do të paguhet nga xhepat e qytetarëve për të mbajtur në këmbë "makinerinë" e re. Duke e nxjerrë agjencinë nga rregullat e Shërbimit Civil dhe duke e vendosur nën Kodin e Punës, qeveria i jep bordit (ku ulet edhe AADF) fuqi absolute për të emëruar njerëz dhe për të caktuar paga jashtë çdo tabele zyrtare të administratës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme