Politika 31 July 2025, 11:28 Nga VNA

Lëvizje strategjike në Bashkinë e Tiranës: Manastirliu në qendër të skenës. A po përgatit Rama kandidaten e re për kryeqytetin?

Ndaje në Whatsapp
Lëvizje strategjike në Bashkinë e Tiranës: Manastirliu

Në Bashkinë e Tiranës po ndodh një tjetër riformatim: katër nënkryetarët Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili kanë dhënë dorëheqjen, duke çelur rrugën për një valë të re emërimesh nga lart. Të komanduarit e rinj janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero – emra të afërt me administratën socialiste, që sinjalizojnë një rigrupim nën mbikëqyrjen direkte të Partisë.

Takimi i zhvilluar në ambientet e Bashkisë nën drejtimin e Ogerta Manastirliut, tashmë drejtuese politike e PS për Tiranën, i ka dhënë ngjyrë politike kësaj lëvizjeje administrative. Manastirliu jo vetëm që prezantoi zyrtarisht ekipin e ri drejtues, por sipas burimeve nga brenda Bashkisë, ka marrë edhe rolin faktik të koordinimit të punëve në mungesë të një kryetari të zgjedhur.

Ndërkohë, kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Edi Rama u pa në një takim kokë më kokë pikërisht në ambientet e Bashkisë me Ogerta Manastirliun dhe Belinda Ballukun – dy emra kyç të PS, por edhe bashkëpunëtore të ngushta të tij që nga koha kur drejtonte vetë Bashkinë e Tiranës. Një sinjal i qartë se “ekipi i vjetër” po rikthehet në lojë.

Tashmë që zgjedhjet e parakohshme për kreun e Bashkisë nuk duken të largëta, pyetja që ngrihet natyrshëm është: A po përgatitet Ogerta Manastirliu për një garë më të madhe? A do të jetë ajo kandidatja e re e Ramës për Tiranën?

Në frymën e konsolidimit dhe mbikëqyrjes direkte nga PS, kjo mund të jetë prova e parë në terren për të ndërtuar profilin e saj si kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme