Politika 30 Tetor 2025, 09:25 Nga VNA

Lëvizja Bashkë protestë me pensionistët përballë Kuvendit, Arlind Qori: Media na ka censuruar

Ndaje në Whatsapp
Lëvizja Bashkë protestë me pensionistët përballë

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka njoftuar zhvillimin e një proteste me pensionistët këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke akuzuar mediat për censurë ndaj thirrjes së tij.

Në një video-mesazh të publikuar mbrëmë, Qori shprehu indinjatën se asnjë televizion apo portal nuk ka raportuar për protestën, përveç faqes zyrtare të Lëvizjes Bashkë. Sipas tij, kjo heshtje mediatike lidhet me ndikimin e “oligarkëve” dhe mungesën e vëmendjes ndaj çështjeve sociale.

“Çështjet që prekin mbi 700 mijë qytetarë, si pensionet apo minimumi jetik, trajtohen si të dorës së dytë, ndërsa mediat merren me thashetheme politike,” u shpreh Qori, duke ftuar qytetarët të bëhen “zëri i vetë medias” dhe të bashkohen në protestë.

Protesta pritet të nisë në orën 10:00 përpara Kuvendit, me kërkesa për miratimin e minimumit jetik, rritjen e pensioneve dhe uljen e kostove të jetesës.

Postimi i Arlind Qorit:

Nuk mu ndejt pa ndaqrë një shqetësim me ju. Kam tre ditë që shoh nëse ndonjë media ose ndonjë portal  do të nxjerri njoftimin e protestës së Lëvizjes Bashkë me pensionistë që do të zhvillohet nesër në orën 10 përpara Kuvendit të Shqipërisë. Dhe dora në zemër, asnjë lajm, asnjë televizion, asnjë portal, asnjë lloj medieje, përveç faqes së Lëvizjes Bashkë dhe aktivistëve të saj, nuk e ka lajmëruar atë protestë. Tani, shtrohet pyetj pse? Si ka mundësi? Sigurisht përgjigja e madhe gjendet tek censura e oligarkëve. Ne u kemi shkelur në kallo me të drejtë shumë oligarkëve dhe mediave të tyre dhe s’do mend që do të na censurojnë, Madje kemi vënë re që ka disa drejtues emisionesh në këto televizonet e oligarkëve që sa herë përmendendet emri im apo emri i Lëvizjes Bashkë, dridhen sikur i ka pickuar grerëza apo ndonjë insekt tjetër. Gjithsesi nuk mjafton vetëm shpjegimi i oligarkisë sepse edhe në protestën tonë më të fortë, më radikale kundër oligarkëve, prapë do gjeje 2-3 portale sado perifierike qofshin ato për ta raportuar si protestës. Kjo ka të bëjë me diçka më shumë. Ndoshta ka të bëjë me faktin që çështjet socialie-ekonomike, që prekin qindra mijëra vetë, mbi 700  mijë qyetarët që janë pensionistët, konsiderohen çështje të dorës së dytë apo të tretë dhe gjithë vëmendja është mbi telenovelën apo thashethemet politike. Çfarë i tha Rama Berishës, çfarë i tha Berisha Ramës, a e rahu njeri Ballukun apo Veliajn, çfarë bën një deputet X i PD apo i ndonjë partie tjetër dhe nuk ekziston ky shqetësimi për të raportuar ngjarje që prekin vërtetë qytetarët. Prandaj do t’ju lutesha shumë gjithë juve që dëgjoni këtë mesazh që atë që nuk e bën media tradicionale, atë që nuk e bëjnë portalet apo gjithkushë tjetër, ta bëjmë ne. Secili prej nesh ose ta shpërndajë këtë video-mesazh, ose ta shpërndajë njoftimin e lëvizjes Bashkë dhe të bëhemi ne, secili prej nesh të bëhet media dhe mbi të gjitha të mblidhemi nesër ditë e enjte në orën 10 përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar ca gjëra të tjeshta që duhej t’i kishim arritur prej kohësh. Minimumin jetik, pensione dinjitoze, uljen e kostove të jetesës, miratimin e statusit të minatorit, e shumë e shumë gjëra të tjera që na takojnë. Por sikurse e dimë deri më sot nuk i kemi pasur. Këto nuk janë çështje që prekin pak vetë, nuk janë çështje që kanë të bëjnë vetëm me Lëvizjen Bashkë, madje Lëvizja Bashkë është thjesht instrumenti, katalizatori në duart e shoqërisë për të ndërtuar fuqinë e mjaftueshme që të realizohen qëllimet emancipuese, qëllimet e drejtësisë shoqërore dhe e mirëqenies për të gjithë. Prandaj, ju ftoj që të bëhemi bashkë , të bëhemi sot secili nga ne nga pak media, e mbi të gjitha nesër të bëhemi shumë tek Kuvendi i Shqipërisë dhe t’u tregojmë atyre njerëzve që dy vite e ca më parë i dyfishuan rrogën vetes, t’u tregojmë se këtu ka një shoqëri që jeton, ka një shoqëri që proteston, ka një shoqëri që indinjohet dhe pse jo ka një shoqëri që revoltohet.  

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme