Politika 13 December 2025, 17:24 Nga VNA

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, përplaset me Policinë për gjeneratorin

Ndaje në Whatsapp
Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, përplaset me Policinë

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. 

"Korent nuk na dhanë edhe pse kemi 6 ditë që dërgojmë shkresa te Bashkia Tiranë. Bëra thirrje për ndihmë qytetare për të na sjellë dikush gjenerator. Dritan Toci u nis nga Londra dhe erdhi e bleu dhe e solli"-shkruante Lapaj në Facebook. Ndërkohë aktualisht, Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë.

Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim.

Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë.

Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme