Politika 22 December 2025, 20:14 Nga VNA

Lapaj pranon aleancën me Berishën: Të dalim pa logo të partive

Ndaje në Whatsapp

Lapaj pranon aleancën me Berishën: Të dalim pa logo të

Adriatik Lapaj i ka dërguar një mesazh kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i propozuar bashkimin e protestave, por pa përdorimin e logove partiake.

I spostuar disa metra më tutje, pranë Kryesisë së Kuvendit, për t’i liruar hapësirën PD-së për protestën e kësaj të hëne, Lapaj deklaroi se ka ofruar një vizion për një protestë kombëtare, të udhëhequr vetëm nga flamuri shqiptar. Ai theksoi se do t’i bashkohej protestës së PD-së nëse kjo qasje do të pranohej.

“Unë kam ofruar vizionin për një protestë kombëtare me flamurin kombëtar, përtej logove të partive. Nëse PD do ta pranonte këtë, do të isha edhe unë së bashku me ta aty, për ta bërë masive, që askush të mos na ndalojë. Duhet ta kuptojmë se nuk duhet të jetë miting, por revoltë qytetare me qëndresë, revoltë e njerëzve që vijnë në shesh dhe nuk ikin më. Ai nuk ikën me mitingje, është provuar për 13 vite dhe nuk ka ikur. Prandaj duhet flamuri kombëtar që na udhëheq dhe një bashkim i madh i të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë, me parti apo pa parti”, tha Lapaj.

Nga deklaratat publike, duket se dy krerët politikë po afrohen drejt një bashkëpunimi. Sali Berisha, në prononcimet e tij për mediat gjatë javëve të fundit, ka vlerësuar disa herë protestat e organizuara nga Lapaj dhe ka bërë thirrje për bashkim të tyre. Nga ana tjetër, Lapaj nuk i ka kundërshtuar këto deklarata dhe, përmes qëndrimit të mbajtur mbrëmjen e sotme, duket se ka dhënë sinjalin e dakordësisë për një bashkëpunim të mundshëm.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme