Politika 17 September 2025, 12:56 Nga VNA

Lapaj përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me PD në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Lapaj përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me PD në

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike, si në Parlament, ashtu edhe në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për A2 CNN, Lapaj tha se subjekti politik që ai drejton nuk do të bëjë koalicion me ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën.

“Ne jemi një parti në opozitë me sistemin. Kjo do të thotë se në Parlament nuk jemi pjesë e asnjë grupi parlamentar dhe deri tani ky është vendimi i subjektit tonë politik. Do të vazhdojmë vetëm. Bashkëpunim me kë? Me ata që bashkëpunuan me Edi Ramën? Vjet, në korrik, kur ndryshuan Kodin, e bëra unë apo ata?”, u shpreh Lapaj.

I pyetur nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, ai nuk dha një përgjigje të prerë, duke theksuar se vendimi do të merret pas diskutimit me strukturat drejtuese të partisë.

Kujtojmë se të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, i cili ka refuzuar bashkëpunimin me partitë opozitare për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme