Politika 4 October 2025, 21:46 Nga VNA

Lapaj paralajmëron kandidatin e tretë: Mbështes Edlira Çepanin

Ndaje në Whatsapp
Lapaj paralajmëron kandidatin e tretë: Mbështes Edlira

"Nëse përgjigjem, i bie që të paragjykoj procesin që po ndodh. Do pres deri në momentin e fundit që do kemi një kandidat të pavarur në Tiranë, që ai të ftojë edhe të majtët. Ka momente që nuk mund të mendojmë për partinë, por totalisht për Shqipërinë”, deklaroi Lapaj.

“Nëse del një zonjë apo zotëri, por unë do të uroja një zonjë, pasi do të ishte një përballje më e balancuar, nëse del një zonjë dinjitoze, e përgatitur, që ka kontribute, dhe shpall kandidaturën e pavarur, do të jem i pari që do dal dhe do e mbështes”, shtoi Lapaj.

Kur u pyet specifikisht për Edlira Çepanin, Lapaj u përgjigj: “Do e mbështesja patjetër. Menjëherë! Ajo është zonjë dhe nëse është ajo, për vlerat që përfaqëson, do ta mbështesnim sepse mendoj se i vlen qytetit”. (A2 Televizion). 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme