Politika 17 January 2026, 19:26 Nga VNA

Lapaj nga protesta para Kryeministrisë: Qeveria Rama në luftë me qytetarët, do vazhdoj protestën

Ndaje në Whatsapp
Lapaj nga protesta para Kryeministrisë: Qeveria Rama në luftë me

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës përpara Kryeministrisë, ku disa qindra qytetarë iu bashkuan tubimit kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaroi se qeveria e kryeministrit Edi Rama është në luftë të hapur me qytetarët, duke e akuzuar se ka mbjellë frikë, varfëri dhe drogë në vend. Sipas tij, shteti shqiptar është vënë në shërbim të grupeve kriminale, ndërsa institucionet funksionojnë si zgjatim i tyre.

Lapaj theksoi se nuk ka asnjë shtet normal ku krimi i organizuar dhe droga të kapin pushtetin pa pasoja shkatërruese për shoqërinë. Ai u shpreh se aty ku krimi kthehet në sistem, dominojnë varfëria, korrupsioni dhe keqqeverisja.

“Nuk ka asnjë komb në botë ku droga dhe krimi i organizuar kapin shtetin dhe ai të mbijetojë. Kur krimi kthehet në sistem, varfëria, korrupsioni dhe keqqeverisja bëhen normë, sepse shteti vihet në shërbim të krimit. Droga, qoftë e bardhë apo e kuqe, prodhon vuajtje për kombet dhe ata që i vendosin shtetet në funksion të saj, meritojnë një luftë të madhe dhe një aleancë kombëtare e ndërkombëtare kundër tyre”, deklaroi Lapaj.

Protesta u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe paralajmërime për vijimin e saj në ditët në vijim.

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj theksoi se i kanë kërkuar që të heqë dorë nga protesta e përditshme që mban para Kryeministrisë por ai premtoi se nuk do të heqë dorë

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme