Politika 24 March 2026, 21:23 Nga VNA

Lapaj “dorëzohet” pas 108 ditësh përballë kryeministrisë – reagimi i mbështetësit që akuzon qytetarët dhe opozitën

Ndaje në Whatsapp
Lapaj “dorëzohet” pas 108 ditësh përballë

Pas 108 ditësh qëndrese përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025. Vendimi për t’u tërhequr nga sheshi është shoqëruar me reagime emocionale nga mbështetësit e tij, të cilët e përshkruajnë protestën si “ishullin e rezistencës qytetare”.

Njëri prej tyre shkruan me tone të forta dhe jo pa ironi për ata që, sipas tij, e lanë protestën vetëm:
“Mbaje sheshin kryeministër karrigexhi! Mbajeni sheshin patronazhista! Mbajeni sheshin pushtetarë! Mbajeni sheshin dhe ju ‘qytetarë’ që ju pritëm 108 ditë aty përballë hajdutëve!”

Sipas tij, protesta që zgjati tre muaj e dhjetë ditë u zhvillua mes përplasjesh me policinë, vështirësive të motit dhe një pritjeje të gjatë për mbështetje më të gjerë qytetare që, siç duket, nuk erdhi kurrë.

Mbështetësi falënderon Lapajn për atë që e quan protestën më të gjatë në historinë e Shqipërisë, ndërsa shpreh edhe zhgënjimin për mungesën e reagimit nga shoqëria: “Jam i trishtuar se kush e ka vrarë nervin e shqiptarëve dhe kush i ka nënshtruar njerëzit deri në vetëmohim.”

Megjithatë, sipas tij, beteja nuk përfundon këtu. “Do të rikthehemi me ide dhe lëvizje më të forta,” shkruan ai, duke lënë të kuptohet se pas 108 ditësh në shesh, rezistenca po hyn në një kapitull të ri — këtë herë ndoshta pa çadra dhe pa pritje për turma.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme