Politika 25 February 2026, 13:23 Nga VNA

Lamallari kërkon çelësat e burgjeve, socialistët ia mbyllin derën nga brenda

Ndaje në Whatsapp
Lamallari kërkon çelësat e burgjeve, socialistët ia

Në përpjekje për të vendosur rregull në burgje, ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari përfundoi duke u përplasur jo me opozitën, por me deputetët e partisë së tij, të cilët i prenë hovin që në komision.
Shkak i debatit u bë krijimi i një agjencie të re për mbikëqyrjen e burgjeve dhe shërbimit të provës, e pajisur me kompetenca monitoruese, informative dhe hetuese. Një strukturë që, sipas projektligjit, duhet të shohë gjithçka, të dëgjojë gjithçka dhe të raportojë gjithçka. Pyetja ishte vetëm: i kujt është ai që drejton?
Lamallari insistoi se, meqë mban përgjegjësi politike për burgjet, duhet të ketë edhe timonin e emërimit të drejtorit të agjencisë. Logjikë e thjeshtë: përgjegjësi pa kontroll nuk ka.
“"Siç i kërkohet përgjegjësia politike, patjetër duhet të ketë dhe kontrollin dhe mekanizmat funksional efektiv për ushtrimin e këtij kontrolli,”-tha ai në komisionin e çështjeve të brendshme.
Por deputetët socialistë nuk u bindën. Ata vendosën që emërimi të mos kalojë nga zyra e ministrit, por të ngjitet një kat më lart, tek Kryeministri Edi Rama, duke ia kujtuar Lamallarit se në këtë shtëpi politike, çelësat i mban dikush tjetër.

Kryetari i komisionit, Bledar Çuçi, e shpjegoi shkurt: nuk ka sens që ministri të propozojë, të kontrollojë dhe të emërojë vetë.
“Të gjitha agjencitë kombëtare në Shqipëri kanë emërim titullarët ose nga Këshilli i Ministrave ose nga kryeministri”,-tha Çuçi.
Nga ana e tij, Lamallari u përpoq të mbrojë idenë se modernizimi i sistemit të burgjeve kërkon informacion në kohë reale dhe një zinxhir komandimi të qartë, por argumentet e tij u mbytën nga votat e shumicës.
Si përfundim, agjencia kaloi, por jo sipas dëshirës së ministrit. Për siguri, deputetët shtuan edhe filtra për mbrojtjen e të dhënave personale, mos vallë ndonjë vesh i padëshiruar dëgjonte më shumë seç duhet.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme