Politika 28 March 2026, 08:15 Nga VNA

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve

Ndaje në Whatsapp

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe

Sipas analizës së zbatimit të buxhetit për vitin 2025, shpenzimet kryesore të Kuvendit për vitin e kaluar lidheshin me pagat dhe përfitime të tjera financiare të sanksionuara në “statusin e deputetëve”.

Kuvendi i Shqipërisë bëri publike të premten analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku përfitimet financiare që burojnë nga statusi i deputetit shkojnë në 200 milionë lekë ose 44.2 për qind e totalit të shpenzimeve operative të institucionit.

Bëhet fjalë për rimbursime për shpenzime telefonike, karburanti, dieta brenda vendi, honorare për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe mbulimin e qirasë së banimit për deputetë që nuk jetojnë në Tiranë.

Këto shpenzime konsiderohen si përfitime financiare shtesë mbi pagën për deputetët dhe janë të sanksionuara në “Statusin e Deputetit” dhe vendimin e Kuvendit”Për trajtimin e deputetëve”.

Ndërkohë, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit, bileta, dieta dhe akomodim i kanë kushtuar buxhetit 60 milionë lekë për vitin 2025, shumë që Kuvendi e emërton si nëngrup të ‘konsiderueshëm’ në zërin e shpenzimeve operative.

Buxheti i Kuvendit ndahet në dy programet buxhetore; programi i “Veprimtarisë legjislative, diplomacisë dhe kontrollit parlamentar” dhe programi mbështetës “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”.

Sipas analizës së Kuvendit, buxheti i programit legjislativ zë peshën specifike më të madhe, përfshin shpenzimet për paga e kontribute të deputetëve dhe stafit politik; përfitimet financiare të deputetëve që burojnë nga statusi i deputetit; shpenzime të udhëtimeve jashtë shteti, organizime të konferencave, të pritje e përcjellje të delegacioneve, pagesa të përkthyesve dhe ekspertëve të jashtëm.

Pagat dhe kontributet shoqërore në buxhetin faktik shkojnë afërsisht 1.2 miliardë lekë.

“Përbërja e burimeve njerëzore (sipas numrit faktik të vitit 2025) është: deputetët zënë 32 % të numrit faktik për vitin 2025, stafi politik 14 %, nëpunësit civile 44% dhe punonjësit mbështetës zënë 10% të totalit të numrit faktik,” thuhet në analizë.

Në zërin e shpenzimeve operative janë shpenzuar dhe 11 milionë lekë pagesa për honorare ndaj ekspertëve të jashtëm në komisione hetimore apo të posaçme, 16 milionë lekë për pagesa për ekzekutim të vendimeve gjyqësore, mirëmbajtje të sistemeve elektronike dhe pajisjeve të zyrave, 49 milionë lekë si dhe për mirëmbajtje të zyrave 14 milion lekë. 28 milionë lekë të tjera janë shpenzuar për faturat e ujit dhe të dritave, shpenzime transporti dhe blerje kancelarie.

Kuvendi gjatë vitit që shkoi ka realizuar dhe disa investime kryesisht në teknologji informacioni, mes të cilave edhe 30 milionë lekë për transkriptimin e të dhënave audio- video të Kuvendit bazuar ne inteligjencën artificiale, 5.6 milion lekë për realizimin e sistemit për ndërveprimin me publikun dhe 1.2 milionë lekë për krijimin e një aplikacion i ri, me emërtimin “Kuvendi i Shqipërisë.

Në këto investime janë blerë dhe dy autoveturave me vlerë 14.5 milionë lekë dhe  pajisje e arredime zyrash në shumën 23 milionë lekë, në të cilat përfshihen tapete ceremoniale, ndriçues për sallat e komisioneve parlamentare dhe arredim i zyrave të komisioneve të reja të përhershme, që filluan punën në shtator 2025./BIRN/

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme