Politika 19 January 2026, 09:43 Nga VNA

Kuvendi rikthehet në punë, nis sesioni i ri parlamentar

Ndaje në Whatsapp

Kuvendi rikthehet në punë, nis sesioni i ri parlamentar

Ministra dhe deputetë të Kuvendit mbyllin sot pushimet dhe rikthehen në aktivitetin parlamentar. Sesioni i ri do të hapet me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për pesë javët e ardhshme. Më pas, në orën 17:00, deputetët do të mblidhen në seancë plenare.

Këshilli i Imunitetit do të zhvillohet më 28 janar, ndërsa seanca publike në Gjykatën Kushtetuese është caktuar për 22 janar. Reforma dhe projektligje të rëndësishme mbeten ende pezull. Mazhoranca vlerëson se dy prej tyre, ligji zgjedhor dhe ligji për ndarjen territoriale, janë prioritet dhe duhet të përfundojnë brenda korrikut, për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027 sipas Kodit dhe hartës së re. Opozita, megjithatë, ka bojkotuarn projektligjet që nga dhjetori.

Partia Socialiste paralajmëroi se do të presë reflektimin e opozitës deri në nisjen e këtij sesioni, ndërsa në mungesë të dakordësisë, mazhoranca mund të marrë shumicën e vendeve në tryezë.

Seanca plenare e datës 19 janar 2026 do të nisë në orën 17:00. Rendi i ditës përfshin: hapjen e punimeve të sesionit II të Legjislaturës XI, miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme të datës 18 dhjetor 2025, njoftime, si dhe ngarkimin e shërbimeve të Kuvendit për publikimin e rendit të ditës, njoftimin e anëtarëve përmes mjeteve elektronike dhe lidhjen me dokumentacionin parlamentar për shqyrtim.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme