Politika 22 January 2026, 10:53 Nga VNA

Kuvendi miraton me procedurë të përshpejtuar shqyrtimin e ftesës së Trump për Bordin e Paqes

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi miraton me procedurë të përshpejtuar shqyrtimin e

Me 80 vota pro dhe 22 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të çështjes që lidhet me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Gjatë seancës plenare, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri të ditur se seanca do të shtyhej me një orë, duke sqaruar se paraprakisht duhet të mblidhet Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme për të shqyrtuar çështjen në fjalë.

Sipas Peleshit, vetëm pas diskutimit dhe qëndrimit të komisionit përkatës, projektligji do të rikthehet për shqyrtim dhe votim në seancë plenare.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme