Politika 8 September 2025, 15:11 Nga VNA

Kuvendi mblidhet më 12 shtator, Presidenti Bajram Begaj firmos dekretin për mbledhjen e parë

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi mblidhet më 12 shtator, Presidenti Bajram Begaj firmos dekretin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dekretin për thirrjen e seancës së parë të legjislaturës së 11-të të Parlamentit të Shqipërisë. Sipas dekretit presidencial, Kuvendi do të mblidhet më 12 shtator 2025, në orën 10:00. Me këtë rast, Kreu i Shtetit u ka drejtuar një mesazh deputetëve të rinj, duke i ftuar që ta ushtrojnë mandatin e tyre me përgjegjësi të plotë dhe në shërbim të interesit publik. 
Me zgjedhjen e kësaj date, pritet që në seancën e parë të jenë të pranish dhe ministrat e rinj të qeverisë Rama 4, pasi Asambleja e Partisë Socialiste, ku do të bëhen publik emrat e kabinetit, do të mblidhet më 11 Shtator.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme