Politika 22 January 2026, 10:40 Nga VNA

Kuvendi dhe Kryeministria kundërshtojnë në Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi dhe Kryeministria kundërshtojnë në Kushtetuese pezullimin

Kuvendi i Shqipërisë dhe Kryeministria kanë paraqitur argumente kundërshtuese në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimeve për pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar ato në kundërshtim me Kushtetutën.

Në seancën gjyqësore, Drejtoresha Juridike e Kuvendit, Mimoza Arbi, deklaroi se sipas dispozitave kushtetuese deputetët gëzojnë imunitet dhe nuk mund të pengohen, arrestohen apo ndiqen penalisht pa miratimin e Kuvendit. Sipas saj, ndjekja penale dhe masat kufizuese mund të kryhen vetëm me pëlqimin e Kuvendit, ndaj vendimet për pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës janë marrë në shkelje të parimeve kushtetuese.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kryeministrisë, Jona Jonuzaj, mbrojti në Kushtetuese ankimimin kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre, vendim i marrë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. Sipas Kryeministrisë, me këtë vendim është cenuar parimi i ndarjes së pushteteve.

“GJKKO pretendon se kjo kërkesë nuk mund të ngrihet, duke argumentuar se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese. Ne sqarojmë se nuk bëhet fjalë për një ankimim kushtetues individual dhe as për mbrojtjen e të pandehurit, por për marrëdhënien mes tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo,” u shpreh Jonuzaj.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë argumentet e palëve dhe të vendosë mbi vlefshmërinë kushtetuese të masave të marra ndaj Belinda Ballukut.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme