Politika 7 May 2026, 11:17 Nga VNA

Kuvend/ Përplasje Balla–Bardhi për raportin e PE, debate për interpelancat dhe rendin e ditës

Ndaje në Whatsapp
Kuvend/ Përplasje Balla–Bardhi për raportin e PE, debate

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nder të ish-kreut të Kuvendit, Servet Pëllumbi, por vijoi me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës për rendin e ditës dhe çështjet e integrimit europian.

Në fokus të seancës ishte kërkesa e Partisë Demokratike për të përfshirë në diskutim raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, por kjo kërkesë u rrëzua nga mazhoranca. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se po përpiqet të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit europian, duke kritikuar edhe mungesën e përfaqësimit të opozitës në forumet institucionale.

“Meqë jemi të integrimi dua të sjell në vëmendje që mazhoranca që po bën veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi, ka vijuar njëlloj edhe në këto ditë, edhe kur raporti bën thirrje për bashkëpunim. Nesër keni thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dua të informoj këta që ngrihen në foltore dhe kërkojnë bashkëpunimin e opozitës, se i vetmi forum ku ne jemi të përfaqësuar, na vjen një axhendë që nis me Taulant Ballën dhe mbyllet me 10 Taulant Balla të PS. Në axhendë nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës”, tha Bardhi

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se raporti i PE ende nuk është miratuar zyrtarisht nga Parlamenti Europian dhe se diskutimi në Kuvend do të zhvillohet javën e ardhshme, duke theksuar nevojën për seriozitet institucional.

“PE këtë dokumentin do ta miratojë vetë në 16 ose 17 qershor sepse e ka miratuar Komisioni dhe do ta miratojë parlamenti. Na kërkohet ta miratojmë ne para se ta bëjë PE. Ne jemi shumë të gatshëm, por e kemi planifikuar javën tjetër më 14 maj. Kjo historia për të marrë këtë 2-minutëshin këtu, kjo nuk shkon. E para na bën qesharakë se do të presim ta miratojë PE. Besoj se do të jemi një delegacion nga ne në PE. Projektrezoluta e kaluar me 55 vota pro, 7 kundër, 7 abstenim të martën, rëndësi ka që të ruajmë edhe seriozitetin institucional. E mirëpresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet”, tha Balla.

Debatet në sallë u zgjeruan edhe për çështje të tjera. Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për Kodin Rrugor, duke iu referuar aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën dy të mitur, kërkesë që u miratua.

Ndërkohë, deputeti Erion Braçe ngriti shqetësimin për mungesën e përgjigjeve ndaj kërkesave për informacion dhe interpelanca, duke kritikuar administratën dhe disa anëtarë të qeverisë për mosrespektim të Kuvendit.

Seanca u shoqërua gjithashtu me një përplasje mes kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe deputetit Agron Shehaj, i cili kërkoi 10 minuta fjalë për interpelancat e refuzuara. Peleshi nuk e lejoi kërkesën, duke argumentuar se përgjigjet ishin dhënë më herët, çka solli tension dhe ndërhyrje të përsëritura në sallë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme