Politika 22 January 2026, 09:59 Nga VNA

Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e Kryeministrit për pezullimin e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e Kryeministrit për pezullimin

Prokurorët e Posaçëm Dorina Bejko dhe Dritan Prenci janë paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet kërkesa e Kryeministrit Edi Rama që kundërshton pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në seancë, Presidenti i Republikës përfaqësohet nga këshilltari Ilir Rusmali, shefi i kabinetit Hemion Braho dhe drejtorja e përgjithshme Eriola Shia. Kuvendi përfaqësohet nga drejtoresha juridike Mimoza Arbi, ndërsa qeveria nga Herald Jonuzaj.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese mbahet sot dhe lidhet me masën e sigurisë “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, të vendosur ndaj Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Seanca nisi në orën 10:00 dhe zhvillohet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin për pezullimin e Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij kushtetuese si kryeministër.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme