Politika 30 September 2025, 13:36 Nga VNA

Kushtetuesja pezullon zgjedhjet në Tiranë, qeveria në tejkalim të Kushtetutës

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja pezullon zgjedhjet në Tiranë, qeveria në tejkalim

Gjykata Kushtetuese del kundër Qeverisë lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Sipas Kushtetueses procesi i zgjedhjeve duhet të pezullohet derisa të shprehet lidhur me kërkesën e bërë nga Erion Veliaj kundër shkarkimit nga detyra nga Këshilli Bashkiak.

“Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik”, tha përmes një njoftimi në WhatsApp Gjykata Kushtetuese. Ndonëse një njoftim joserioz për peshën e çështjes, Kushtetuesja tha qartë që duhet pritur vendimi i saj për rastin. Neni 115 i Kushtetutës parashikon që kur një i zgjedhur vendor vë në lëvizje gjykatën Kushtetuese procesi pezullohet automatikisht. Efekti i pezullimit është absolut, që do të thotë se i shtrin efektet edhe ndaj aktit të dërgimit të njoftimit ng Kryeministri në Presidencë, pra edhe ky veprim është në tejkalim të parashikimit kushtetues për pezullim", thuhet në njoftim. 

Pavarësisht kësaj, Qeveria informoi Presidentin e Republikës për vakancat e krijuara në 6 Bashki të vendit, përfshirë dhe Bashkinë e Tiranës duke kërkuar dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme