Politika 9 October 2025, 17:32 Nga VNA

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, reagon Binaj: Kurdo të caktohet dita e votimit do marrë pjesë !

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit për zgjedhjet në

Vetëm pak orë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e presidentit Bajram Bega për zgjedhjet e pjesshme për Tiranën, Florjan Binaj, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita ka reaguar. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj thekson se kurdo që të caktohet dita e votimit, ai do të marrë pjesë.

Postimi 

Miqtë e mi,

Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim.

Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët.

Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.

Flori!

Vendimi i Kushtetueses 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 9 nëntorit, pas kërkesës së paraqitur nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mbledhja e gjyqtarëve është shoqëruar me debate të ashpra, pasi një pjesë e anëtarëve argumentonin se pezullimi i dekretit është një ndërhyrje e rrallë në kompetencat e presidentit, ndërsa të tjerë kërkonin që të garantohej “moskryerja e një procesi që mund të rezultojë i pavlefshëm”.

 Vendimi është marrë me shumicë votash dhe do të qëndrojë në fuqi deri në dhënien e vendimit përfundimtar mbi kërkesën e Veliajt për vlerësimin e ligjshmërisë së shkarkimit të tij si kryetar bashkie.

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme