Politika 2 December 2025, 14:28 Nga VNA

Kushtetuesja nuk gjen unanimitet, çështja “Rama–Balluku” kalon në mbledhjen e gjyqtarëve

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja nuk gjen unanimitet, çështja

Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve kërkesën e paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, që lidhet me masat e vendosura ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Vendimi vjen pasi brenda Kolegjit të Gjykatës nuk u sigurua unanimiteti i nevojshëm për të vendosur mbi pranueshmërinë e kërkesës.

Aktualisht, ende nuk është caktuar data për mbledhjen, ku të tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të shqyrtojnë sërish të gjitha kriteret e pranueshmërisë së çështjes. Kjo fazë do të përcaktojë nëse kërkesa e kryeministrit do të kalojë për gjykim në themel në një seancë plenare, apo nëse do të vendoset mospranimi i saj.

Në thelb të çështjes qëndron kundërshtimi i qeverisë ndaj masave të vendosura nga GJKKO ndaj Ballukut, të cilës i është ndaluar dalja jashtë vendit dhe i është pezulluar ushtrimi i funksioneve publike.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Në deklaratën e sotme zyrtare, Gjykata bëri me dije:

“Kolegji i Gjykatës u mblodh në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare, në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.”

Gjykata njoftoi gjithashtu se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të institucionit.

Çfarë do të thotë ky vendim?

Kalimi i çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve tregon se nuk ka patur unanimitet brenda Kolegjit, ndaj çështja i kalon organit më të gjerë vendimmarrës. Mbledhja do të shqyrtojë nga e para kriteret e pranueshmërisë dhe do të vendosë nëse:

 • kërkesa e qeverisë do të gjykohet në themel, në seancë plenare, apo

 • kërkesa do të shpallet e papranueshme.

Ky vendim është etapë kyçe për fatin juridik dhe politik të ministres Balluku.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme