Politika 11 February 2026, 11:33 Nga VNA

Kushtetuesja i jep shtysën Ramës: ndryshime ligjore që rrisin imunitetin e funksionarëve dhe kufizojnë SPAK-un

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja i jep shtysën Ramës: ndryshime ligjore që rrisin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duket se i ka dhënë Edi Ramës shtysën finale që të nisë atë që paralajmëroi dy javë më parë: ndryshimet në legjislacion.

Burime pranë mazhorancës thanë për VNA se për këtë iniciativë Edi Rama do të angazhojë një grup specialistësh jashtë grupit parlamentar dhe qeverisë socialiste. Me gjasë, kryeministri do të përpiqet ta paketojë këtë ndryshim të paralajmëruar si një iniciativë “specialistësh”, të vulosur në fund nga socialistët.

Për shkak të ngarkesës së lartë politike, Edi Rama ka lënë jashtë këtij procesi Fatmir Xhafajn dhe Ulsi Manjën — të dy kryetarë të komisioneve parlamentare që merren me ligjet, por mesa duket të pabesueshëm për publikun si socialistë-specialistë. Jashtë këtij procesi do të mbetet edhe ministri i Drejtësisë, Lamallari, i cili edhe pse duket i angazhuar për çështjet e drejtësisë, duket se nuk gëzon besimin e kryeministrit për akte të tilla që qartas cenojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndryshimet e pritshme ligjore di të kenë në fokus nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale që lidhet me “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të cilin e përdori për herë të parë SPAK, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga postet që mbante.

Ndryshimet parashikojnë një imunitet më të madh për funksionarët publikë që hetohen nga SPAK. Edhe pse kryeministri u duk i vendosur kur premtoi se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk do të prekin Prokurorinë e Posaçme, çdokush me minimumin e njohurive në jurisprudencë e kupton se këto ndryshime janë as më pak e as më shumë cenim i kompetencave të SPAK.

T’i presësh krahët prokurorëve për të hetuar dhe marrë masa ndaj funksionarëve publikë është qartas prekje për interesa politike e reformës në drejtësi. Ndaj, sado “të pavarur” ta gjejë Edi Rama grupin e specialistëve për këto ndryshime, nuk mund ta fshehë se autori dhe zbatuesi i kësaj prekjeje të reformës është vetëm mazhoranca. Dhe është e kotë të përsëritet se sa delikate është kjo temë dhe sesi kundërshtojnë çdo ndërhyrje në reformën në drejtësi partnerët ndërkombëtarë dhe BE.


Edi Rama po angazhon specialistë të jashtëm (a thua se nuk i dalin të brendshmit) çka lë të kuptohet se ndryshimet nuk do të mjaftohen vetëm në një ndërhyrje minore për çështjen e “pezullimit nga detyra”, por mund të prekin edhe dispozita të tjera thelbësore të legjislacionit penal dhe raportit me SPAK.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme