Politika 17 September 2025, 21:32 Nga VNA

Kush janë dy këshilltarët besnik të Veliajt që i rezistuan kërkesës për shkarkimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Kush janë dy këshilltarët besnik të Veliajt që i

Erion Veliaj vijon të ketë besnikët e tij në këshillin bashkiak të Tiranës. Kjo pasi në mbledhjen e sotme dy emra kanë bërë rezistencë për të firmosur për shkarkimin e tij.

Mësohet se njëri prej tyre ka qenë Aldo Mërkoçi, edhe pse në fund ka hedhur firmën së bashku me të gjithë kolegët e tij. Ai ka kërkuar që në deklaratë të shënohet se Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe fjalë të tjera për punën e tij të mirë dhe kërkesa i është marrë parasysh.

Edhe Eridian Saljanji e ka konsideruar të vështirë zbatimin e këtij vendimi politik për shkak të bashkëpunimit prej shumë vitesh me Veliajn. Madje nëse do te ishte në kushte për të zgjedhur mes postit të tij dhe Veliajt, ky i fundit është shprehur se ishte i gatshëm të “sakrifikonte” veten.

Por pas diskutimeve është vendosur që të martën e ardhshme, në orën 16:00, të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të marrë vendimin.

Megjithëse shkarkimi i Veliajt duket i vishtirë për shkak se mbetet e pambështetur juridikisht, mbetet për t’u vlerësuar guximi i dy këshilltarëve që të dalin kundër “urdhrit” të Edi Ramës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme