Politika 16 October 2025, 11:33 Nga VNA

Kush e do më shumë Kosovën? Orët e zgjatura të debatit shterpë në Kuvendin e Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Kush e do më shumë Kosovën? Orët e zgjatura të debatit

Për rreth dy orë sot, parlamentarët janë sharrosur me njëri-tjetrin për t’i treguar popullit se kush e do më shumë Kosovën dhe liderët e UÇK-së.

Socialistët mbajtën flamurin e mitingut që pritet të organizohet nesër në Tiranë në mbështetje të Hashim Thaçit dhe të liderëve të tjerë të UÇK-së që ndodhen në Gjykatën Speciale, ndërsa demokratët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

Këta të fundit, nga ana e tyre, kanë ngritur tonet duke u kujtuar socialistëve se ata kanë më shumë dashuri dhe ndjeshmëri për Kosovën sesa Edi Rama dhe partia e tij. Pa llogaritur që ngritjet e zërit dhe skenat e zakonshme të sherrit nuk munguan as këtë të enjte.

Në kohën kur Shqipëria është përfshirë në një krizë të thellë kushtetuese, nuk ka skenë më qesharake se ajo e Parlamentit të sotëm, ku majtas e djathtas i bien gjoksit si atdhetarë të mëdhenj dhe nuk të falin “te Kosova”.

Ndërsa do të kishte qenë më normale, dhe në respekt të Kosovës, që t’ia kursenin opinionit publik këtë debat shterpë dhe të përqendroheshin te problemet e mprehta të vendit. Sepse dashuria për Kosovën, largqoftë, të ketë lidhje me PD apo PS qoftë, ajo është mirë të mbetet larg përvetësimit nga partitë, të cilat, në nderin e tyre, do të bënin mirë të dukeshin më pak si atdhetarë dhe më shumë si njerëz që punojnë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme