Politika 16 October 2025, 08:37 Nga VNA

Kurti thumbon Ramën për protestën në Tiranë: Ai që dikur loboi për Gjykatën Speciale, sot bën thirrje për drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Kurti thumbon Ramën për protestën në Tiranë: Ai që

Ditën e nesërme në Tiranë në orën 17:00 mbahet protestë në mbështetje të ish -krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Mirëpo, protagonizmi i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama mesa duket nuk i ka pëlqyer kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti. 

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale Lëvizja Vetëvendosje thekson mbështetjen për qytetarët që protestojnë për drejtësi, por nuk kurseu kritika të drejtpërdrejta ndaj Ramës dhe politikanëve të tjerë shqiptarë që, sipas tij, kanë qenë ndër promotorët kryesorë të themelimit të Gjykatës Speciale.

"Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate", shkruan Lëvizja 

 Lëvizja Vetëvendosje kujton se ka mbajtur qëndrim të palëkundur kundër kësaj gjykate që nga fillimi i saj, ndërsa thekson se drejtësia duhet të jetë në funksion të të vërtetës për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.

Më tej theksohet se protestat, sado të fuqishme, nuk mjaftojnë pa një angazhim konkret institucional në forumet ndërkombëtare.

 “Institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, Këshillit të Evropës, OSBE-së, NATO-s dhe pranë BE-së, kanë përgjegjësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume, jo vetëm në sheshin ‘Skënderbe’”, shkruhet në status.

E keqja nuk i del me protestën ndaj sjell në kujtesë origjinën e Gjykatës Speciale, duke e lidhur me një rezolutë të vitit 2008 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e nisur nga përfaqësues rusë dhe e miratuar me propozimin e senatorit Dick Marty në vitin 2011.

Në fund nënvizohet se akuzat se UÇK-ja ka qenë ndërmarrje kriminale janë të padrejta dhe se Serbia është ajo që duhet të gjykohet për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme