Politika 13 February 2026, 12:11 Nga VNA

Kur një prezantim nuk mjafton: Rama rikthehet për prezantuar Dashnor Sulën për herë të dytë si drejtuesin e ri të inspektoriateve

Ndaje në Whatsapp

Kur një prezantim nuk mjafton: Rama rikthehet për prezantuar Dashnor

Nuk mjaftoi prezantimi i parë nga ministrja Delina Ibrahimaj. Kryeministri Edi Rama zgjodhi një seancë të dytë prezantimi për drejtuesin e ri të inspektoriateve, duke e kthyer momentin në një mesazh politik dhe administrativ mbi rëndësinë që qeveria i jep reformës në këtë sektor. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i cili sipas Ramës përfaqëson një figurë me eksperiencë politike dhe juridike që mund të kontribuojë në fazën e re të reformës.

Kryeministri e përshkroi këtë etapë si një moment kyç, pas një periudhe parapërgatitore që, sipas tij, është fokusuar në studimin e modeleve dhe krijimin e bindjes se skema e vjetër organizative duhet të kapërcehej. Tani, theksoi ai, reforma hyn në fazën e zbatimit të thelluar, që do të shoqërohet edhe me ndërtimin e një kompleksi të ri për inspektoriatet, me synim përqendrimin dhe modernizimin e tyre në një strukturë të vetme.

Në fjalën e tij, Rama nënvizoi se ndryshimi i njerëzve nuk është i mjaftueshëm nëse sistemi nuk është i organizuar si duhet dhe nëse drejtimi nuk është i qartë. Ai vuri theksin tek profesionalizimi, duke përmendur nevojën për bashkëpunim me universitetet, trajnime të vazhdueshme dhe një sistem bonusesh financiare për të stimuluar performancën e inspektorëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme