Politika 9 October 2025, 11:49 Nga VNA

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Media dhe politika përgjegjëse për klimën kundër drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Media dhe politika

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të përgjithshme të gjyqtarëve, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha se është koha që sistemi i drejtësisë të reagojë institucionalisht ndaj sulmeve që vijnë nga media dhe politika.

“Në çdo darkë televizive, në çdo panel ku përflitet drejtësia, zhvillohet një gjyq paralel ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të këtij vendi. Këta njerëz, pa përgjegjësi, pa etikë, pa dije juridike, e kanë kthyer fyerjen e gjyqtarëve në argëtim të përnatshëm, në spektakël të turmës. Ata janë bërë zëdhënës të emocioneve të momentit, jo të ligjit, dhe kanë helmuar opinionin publik duke rrënuar besimin e qytetarëve te drejtësia,” tha Sadushi.

Sipas tij, ndërkohë që gjyqtarët heshtin, politika “flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte”.

“Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës. Kjo krijon një pabarazi morale, që në sytë e publikut e bën magjistratin më të dobët, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj sulmit.
Ne nuk mund të lejojmë që kjo pabarazi të kthehet në normalitet. Ne nuk mund të heshtim përjetësisht përballë fyerjeve që bëhen ndaj sistemit, sepse heshtja institucionale, kur sulmohet drejtësia, nuk është më virtyt, është dorëzim.
Mënyra si reagojmë duhet të jetë institucionale, e unifikuar dhe parimore, jo sporadike e rastësore. Nuk mund të ketë reagime të rastit, sipas presionit apo emocioneve të ditës,” – përfundoi Sadushi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme