Politika 2 December 2025, 13:42 Nga VNA

Kryeministri sërish kundër vendimit të GJKKO: “Një rrëshqitje që cenon Kushtetutën dhe procesin qeverisës”

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri sërish kundër vendimit të GJKKO: “Një

Kryeministri Edi Rama ka vijuar mbrojtjen e tij ndaj masës pezullim nga detyra të zëvëndëskryeminsitres Belinda Balluku. Reagimi vjen pas pranimit të padisë së Qeverisë në Kushtetuese. Në një postim në X, Rama shkruan se pezullimi ishte një veprim i paprecedent në botën demokratike.

Ai nënvizon se askund në një shtet demokratik një gjykatës i shkallës së parë nuk ka ndërmarrë masa të tilla ndaj një anëtari të qeverisë, ndërsa theksoi se një qasje e tillë përbën cenim të parimeve kushtetuese dhe ndërhyrje në ekuilibrat e pushteteve.

 “Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër i shkallës së parë – pezullojnë një anëtar qeverie! Të thuash se kjo qenka normale, kur s’është parë askund, është njësoj si të thuash se drejtësia është normale vetëm në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera thotë se mbështet fuqimisht Reformën në Drejtësi, por e cilësoi këtë vendimmarrje si një “rrëzim fëmijëror” të sistemit të ri të drejtësisë, që sipas tij nuk prek vetëm institucionin që e merr vendimin, por gjithë funksionimin e qeverisjes.

Postimi 

Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës - për më tepër edhe i shkallës së parë fare - pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! 

Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri! 

E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës. 

Le të jemi të qartë: 

Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme