Politika 28 April 2026, 13:08 Nga VNA

Kryemadhi: Opozita hesht për Metën, ai është i burgosur politik. Sot deputetët më të pasur janë në opozitë

Ndaje në Whatsapp

Kryemadhi: Opozita hesht për Metën, ai është i burgosur

Monika Kryemadhi ka reaguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV pas seancës së parë të gjyqit në themel ndaj saj, Ilir Metës dhe të pandehurve të tjerë. Ajo bëri deklarata të forta për procesin, duke e cilësuar atë “të padrejtë” dhe duke akuzuar gjykatën se po vepron si “shërbëtore e SPAK”.

Kryemadhi u ndal edhe tek mënyra si u zhvillua seanca, duke thënë se procesi është shoqëruar me probleme procedurale dhe me zvarritje të qëllimshme.

“Procesi i sotëm kishte dy çështje. Nuk është se mungonte mamaja ime dhe avokati, por ajo kishte kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndarje nga çështja. Gjykatësja kishte konstatuar se në deklaratën noteriale nuk ishte përfshirë kërkesa për gjykim të shkurtuar. Kjo u përdor si arsye për të pezulluar afatet për Metën dhe për ta shtyrë procesin, pasi edhe prokuroria nuk ishte e gatshme. Nuk po njihen afatet e pezullimit dhe të burgimit”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, mënyra si po zhvillohet procesi tregon se nuk kemi të bëjmë me një gjykim normal.

“Nëse mungon avokati i zotit Meta është një problem, por nëse mungon një i pandehur tjetër nuk është pengesë. Problemi është se nuk kemi një proces gjyqësor që kërkon drejtësi. Nuk kemi as gjyq publik. Ka probleme me të gjithë dosjen dhe me procedurat, të cilat e bëjnë shumë të vështirë edhe marrjen e provave që mund të të shfajësojnë, ndërsa ato që mendojnë se të rëndojnë mbahen në dosje”, tha ajo.

Kryemadhi deklaroi gjithashtu se aktualisht nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën.

“Jo, nuk flas me zotin Meta. Kam zero komunikim me të. Flas vetëm gjatë procesit gjyqësor për mbrojtjen time. Avokati ka marrë fashikujt për çështjen CEZ-DIA, pasi edhe ajo është ndërtuar mbi artikuj gazetash. Pjesa tjetër lidhet me marrëdhënien time familjare me mamanë time, që pretendohet se është në bashkëpunim me zotin Meta”, u shpreh ajo.

Ajo përmendi edhe disa raste që, sipas saj, tregojnë absurditetin e akuzave.

“Kur unë kam bërë një ndërhyrje dhe kam paguar 5 mijë euro cash, që nuk i kam deklaruar, pretendohet se kjo përbën bashkëpunim të Metës me mua në një vepër penale. Ka absurditete qesharake. Edhe historia e kafazit është normale, sepse Meta ka nevojë të komunikojë me avokatin për çështjen CEZ-DIA. Është xham i trashë dhe është e vështirë të dëgjosh”, tha Kryemadhi.

Duke komentuar reagimet për pamjen e Ilir Metës në gjykatë, Kryemadhi u shpreh se ai duket si një i burgosur politik.

“Meta ka pamjen e një të burgosuri politik. Janë marrë me çështjen e pamjes së tij, por ai ishte shumë i fortë sot me fjalimin që mbajti. Ndërkohë, një vrasës me pagesë del dy orë në ditë në ajrosje, ndërsa Metën e nxjerrin vetëm 20 minuta. A po tentojnë ta zhbëjnë? Patjetër. Largimi i Metës nga politika dhe çmitizimi i tij është qëllimi”, deklaroi ajo.

Në fund, Kryemadhi shtoi se sipas saj opozita nuk ka reaguar si duhet për këtë proces, duke pretenduar se sot opozitarizmi është kthyer në një biznes fitimprurës.

“Sot deputetët më të pasur i ke në opozitë. Ata kënaqen dhe thonë se duke mbajtur Metën në burg nuk merren me ne. Mjafton të shohësh reagimet dhe kupton se çfarë po ndodh”, përfundoi Kryemadhi.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme