Politika 27 Tetor 2025, 22:18 Nga VNA

Kreu i SPAK në Parlament, deputetët e opozitës sulm në kor me dirigjim të Berishës

Ndaje në Whatsapp
Kreu i SPAK në Parlament, deputetët e opozitës sulm në kor

Pas më shumë se dy orësh pyetje e përgjigje në Kuvend, deputetët e opozitës u shfaqën të zhgënjyer nga raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe e shfrytëzuan kohën në dispozicion për ta akuzuar ashpër. Sipas demokratëve, drejtësia e posaçme ka dalë jashtë funksionit të saj fillestar dhe është kthyer në instrument politik të mazhorancës.

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha e quajti Dumanin “mashtrues ordiner” që sipas tij po përpiqet të mbrojë Edi Ramën dhe të mbulojë aferat më të mëdha korruptive të dekadës. Berisha përmendi rastin CEZ dhe aferën e inceneratorëve, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë kanë humbur qindra miliona euro për shkak të pazareve të qeverisë.

Në të njëjtën linjë, Luçiano Boçi kujtoi se gjatë fushatës elektorale kishte kërkuar takim me kreun e SPAK për të dorëzuar një denoncim lidhur me zgjedhjet në Shkodër, por Dumani e kishte refuzuar. “Nëse ne themi se SPAK është kthyer në instrument të pushtetit, këta e dinë shumë mirë dhe e besojnë,” – tha Boçi.

Edhe Belind Këlliçi e akuzoi drejtësinë e posaçme për veprim selektiv, duke e cilësuar Task-Forcën e SPAK “alibi të masakrës elektorale të 11 majit”. Sipas tij, SPAK ka shërbyer si “pushkë goditëse ndaj kundërshtarëve politikë të Edi Ramës”.

Jorida Tabaku iu referua hetimeve të saj si kryetare e Komisionit Hetimor për inceneratorët, duke kujtuar se ka dorëzuar 12 kallëzime penale, përfshirë edhe ndaj kryeministrit, por asnjë prej tyre nuk është çuar përpara drejtësisë.

Nga ana tjetër, Klevis Balliu dhe Elda Hoti e akuzuan Dumanin për mungesë guximi për të hetuar “zotat e mëdhenj të pushtetit”, ndërsa Tedi Blushi tha se kreu i SPAK po vepron si “patronazhist në krye të një strukture që synon të godasë pluralizmin politik”.

Seanca e sotme dëshmoi tensionin e rritur mes opozitës dhe drejtësisë së posaçme, në një moment kur hetimet e SPAK po prekin gjithnjë e më shumë zyrtarë të lartë të qeverisë. Mesa duket deputetët opozitarë presin që Dumani të mundë Ramën dhe të mundesojë kështu ardhjen në pushtet të opozitës.

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme