Politika 10 December 2025, 14:47 Nga VNA

Kreu i ri i SPAK nën syrin e ambasadave, pjesëmarrje e madhe diplomatike nesër në KLP

Ndaje në Whatsapp

Kreu i ri i SPAK nën syrin e ambasadave, pjesëmarrje e madhe

Zgjedhja e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme ka tërhequr vëmendjen më të madhe diplomatike të viteve të fundit.

Seanca plenare për intervistimin dhe votimin e kandidatëve që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:00, pritet një pjesëmarrje e lartë diplomatike, përfaqësues të një numri të madh ambasadash, mes tyre SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia.

KLP bën me dije se intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, ku secili kandidat ka në dispozicion 45 minuta, ndërsa i gjithë procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH. Gazetarët do të jenë të akomoduar në sallë, ndërsa kameramanëve do t’u lejohet të filmojnë vetëm pamjet hyrëse para fillimit të seancës.

Katër kandidatët që do t’i nënshtrohen seancës dëgjimore janë:

Adnan Xholi

Doloreza Musabelliu

Elvin Gokaj

Klodian Braho

Procesi për zgjedhjen e kreut të SPAK vlerësohet si vendimtar për vijimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Pjesëmarrja e gjerë diplomatike pritet të theksojë rëndësinë dhe transparencën e këtij procesi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme