Politika 29 Tetor 2025, 13:58 Nga VNA

Kreu i KLSH: Punonjësit tanë kanë frikë të auditojnë punën e kryeministrit. Kërkojnë mbështetje ndërkombëtare

Ndaje në Whatsapp
Kreu i KLSH: Punonjësit tanë kanë frikë të
Artur Shehu dhe përfaqësues të KLSH

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, është shprehur se punonjësit e KLSH kanë frikë të auditojnë punën e kryeministrit Edi Rama. Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Shehu solli shqetësimin e vartësve të tij, të cilët i janë shprehur se do të kërkojnë mbështetje nga institucionet ndërkombëtare, që t’i jepet mbështetja e duhur kreut të KLSH për të kryer punën e tyre pa u frikësuar.

“Në letrën që më është drejtuar, më është shprehur që: ‘Unë dhe jo vetëm unë do t’i kërkojmë institucioneve ndërkombëtare që mua personalisht dhe Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit t’i jepet suporti i duhur për të audituar punën e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, sepse unë nuk kam mundësi për shkak të frikës që të auditoj punën e kryeministrit.’ Tani, çfarë duhet të bëj në këto lloj situatash? Po, këto janë raste konkrete, unë i vlerësoj të gjitha. Dhe unë po e them para jush: e fus veten tek ata individë që, në radhë të parë, i frikësohen Zotit edhe zbatimit të ligjit. Dhe deri në minutën e fundit që do të jem pjesë dhe do të drejtoj institucionin e KLSH, do ta drejtoj me korrektesën maksimale. Këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe përballem në çdo moment,” tha Shehu.

Shqetësimin kreu i KLSH e solli pas kërkesës së deputetit socialist Erion Braçe, i cili i kërkoi llogari për integritetin dhe efikasitetin në punën e tyre. Në përgjigje, Shehu solli rastin e një vartësi të tij, i cili kishte audituar Ministrinë e Jashtme në vitin 2019, kur kryeministri Edi Rama mori dhe detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa kompetencat ia delegoi zëvendësministrit Gent Cakaj.

Sipas kreut të KLSH, konkluzionet që kishte nxjerrë audituesi nuk guxonin t’i adresonin drejtuesit të ministrisë, që ishte kryeministri Edi Rama. Shehu gjithashtu tha se edhe në raste të tjera i ka ndodhur e njëjta gjë, ku punonjësi, pasi kishte mbaruar auditimin, është larguar nga puna.

“Në raport me punonjësit auditues: unë kam marrë detyrën dhe, meqë ju e vlerësoni të rëndësishme dhe patjetër që do t’i përgjigjemi, e kam marrë detyrën. Në momentet e para jam hasur në një kërkesë nga një auditues, punonjës, pjesë e stafit të KLSH, i cili më ka shfaqur një shqetësim në punën e auditimit. Konkretisht, nëse më lejoni ta shpreh, kam qenë i detyruar t’i kthej një përgjigje se ai ka qenë pjesë e stafit auditues në Ministrinë e Jashtme. Në atë periudhë, Ministria e Jashtme drejtohej nga zëvendësministri zoti Cakaj, dhe audituesi më ka shprehur pamundësinë për të adresuar gjetjet dhe konstatimet tona tek ministri. I kam kërkuar shpjegime, domethënë një lloj sqarimi të logjikës së shqetësimit që ai parashtronte, dhe më ka thënë që nuk është problemi që ne t’i adresojmë. Sepse i kam komunikuar që duhej të komunikonte me sekretarin e përgjithshëm dhe personat përgjegjës me të cilët ju keni vlerësuar si përgjegjës të këtyre konstatimeve apo shkeljeve të mundshme. Më është transmetuar që shqetësimi nuk është tek zoti Cakaj, por është mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar gjetjet kryeministrit, sepse ai duhet të jetë autoriteti drejtues në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këto kushte, i kam komunikuar. Natyrisht, këto komunikime, pavarësisht se janë të pazakonta dhe mbase jo normale, unë si drejtues institucioni kam qenë i detyruar që t’i sqaroj dhe t’i jap logjikë, me një kujdes në radhë të parë njerëzor, pastaj institucional, sepse e kam të detyrueshme dhe e kam bërë, mendoj, në mënyrë të plotë. Për shkak të situatave të tjera që kanë pasur, jo duke pasur parasysh vetëm këtë rast, por situata të ndryshme, punonjësi është larguar nga institucioni. Dhe për rrethanat e largimit, unë jam i gatshëm në momentin e parë të mundshëm që t’iu vë në dispozicion jo vetëm praktikën, por t’ju relatoj gërmë për gërmë ecurinë e problematikave që ka pasur. Në vazhdimësi më ka dërguar, të themi, shkresa të ndryshme; nuk do t’i referohem anonimeve. Dua të them rast konkret, në të cilin më ka transmetuar një lloj rezimeje të punës institucionale dhe më ka shprehur që: ‘Unë dhe një grup do t’i kërkojmë institucioneve ndërkombëtare,’” u shpreh Shehu.

Shqetësimi tronditës që ngriti kreu i KLSH nuk i erdhi mirë drejtueses së Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi, e cila tentoi që ta shmangte problematikën që po raportonte Shehu, duke i thënë që të fokusohej në konkluzionet e raportit të vitit 2024 dhe mos të harxhonte kohën me çështje individuale.

“Nuk e kemi për ta shqyrtuar si objekt të raportimit tuaj sot, por këtë çështje do ta marrim dhe do ta diskutojmë në një takim të veçantë. Sot po ju kërkojmë të bëni raportimin për vitin 2024. Dhe ndërkohë, në këtë raportim kemi dhe pyetje që kemi nevojë t’ua bëjmë lidhur me çfarë keni shkruar ju në raport. Zoti Braçe ju ngriti një çështje që ka të bëjë me integritetin e organizatës tuaj. Prandaj nuk është momenti që ne të shkojmë në çështje individuale, sepse dhe ne nuk duam ta diskutojmë në çështje individuale. Duam që ju të na bëni një shpjegim për integritetin. Dhe keni shumë pyetje që lidhen me integritetin, si p.sh. koha e një auditimi, kostoja e një auditimi kur shtyhet, eksperienca në punë që kanë njerëzit. Kështu që do t’ju lutesha shumë këto të ishin kriteret, sepse sot nuk mund të trajtojmë këto çështje,” tha Ekonomi.

Por kjo nuk e ndaloi kreun e KLSH që ta riktheksonte shqetësimin e vartësve të tij, por edhe të KLSH, i cili duket se tregon çalimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë, ku institucionet e pavarura nuk bëjnë dot punën për shkak të frikës së kryeministrit.

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme