Politika 23 Shtator 2025, 15:41 Nga VNA

KQZ shpërndan paratë për partitë/ PS merr gjysmën e “tortës”, Lapaj-Shabani duhet të ndajnë pjesën e tyre. Basha nuk del pa gjë

Ndaje në Whatsapp
KQZ shpërndan paratë për partitë/ PS merr gjysmën e

Në mbledhjen e djeshme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi vendimin për kompensimin financiar të subjekteve politike, PS, PD, Lëvizjes Bashkë, Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Partisë Mundësia, PSD dhe Partisë Koalicioni Euroatlantik. Këto parti përfituan kompensim pasi arritën të siguronin mbi 1% të votave të vlefshme në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fondi total i dedikuar nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore ishte 150 milionë lekë. Bazuar në nenin 88, pika 2 e Kodit Zgjedhor, kompensimi u përcaktua në vlerën prej 94 lekë për çdo votë të vlefshme të marrë nga partitë që kaluan pragun e 1%.

Në këtë kuadër, pjesën më të madhe e mori Partia Socialiste, e cila është fituese me 53.29% të votave dhe merr 79,935,000 lekë. Ndërsa Partia Demokratike me 32.91% të votave mori 49,365,000 lekë.

Nga “torta” përfituan edhe partitë e vogla si Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit me 1.53% vota, 2,307,418 lekë.

Koalicioni Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit që 4% vota 3,884,362 lekë. Mbetet për t’u parë se si do të bëjnë ndarjen e parave dy kryetarët që u sherrosën për disa javë se kush do ta merrte të vetmin mandat deputeti që fituan në 11 maj. Të shpresojmë që nuk do të përsëriten të njëjtat përplasje edhe në këtë rast.

Një tjetër parti që përfiton para nga KQZ, është edhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës. Ndonëse nuk arriti që të siguronte një mandatit deputeti, kjo forcë politike arriti që të marr 1.30% të votave në të gjithë vendin, dhe kështu i takojnë 1,963,190 lekë nga buxheti për partitë. Menjëherë pas vendimit të KQZ, ky i fundit reagoi për herë të parë duke ndërruar fotot e profilit dhe kopertinës në faqen e tij në facebook. Duhet theksuar se që pas përfundimit të zgjedhjeve ai nuk ka dalë publikisht apo të prononcohet për mediat, madje mbylli edhe selinë e partisë që kishte në rrugën "Donika Kastrioti".

Gjithashtu në listën e përfituesve janë edhe partitë e Agron Shehajt dhe Tom Doshit të cilët respektivisht marrin: Partia Mundësia me 3.05% vota 4,601,488 lekë dhe PSD me 3.10% votave 4,650,000 lekë. Shifra simbolike në krahasim me pasuritë që kanë deklaruar kryetarët e tyre në ILDKPI dhe që u shërbejnë për të mbuluar edhe fushatat elektorale.

 

Video

Moti i keq ka goditur orët e fundit brigjet e Cala Gonone, në Sardenjë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime të mëdha për banorët. Sipas raportimeve të para, lartësia e dallgëve ka arritur në disa metra, duke bërë që uji i detit të vërshojë deri në brendësi të zonave të banuara.

Një tjetër trup u gjet këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia që të gjenden viktima të tjera, ndërsa shumë pikëpyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me shkaqet që çuan në këtë katastrofë hekurudhore. Sipas mediave, hetimet janë përqendruar në dyshimet për një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht në një lidhje të dëmtuar të linjës, e cila mund të ketë luajtur rol kyç në aksident.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka nënshkruar një dokument zyrtar që parashikon anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes". Sipas autoriteteve bjelloruse, ky hap synon të forcojë rolin e vendit në nisma ndërkombëtare që lidhen me dialogun, stabilitetin dhe bashkëpunimin për paqe.

50 kamiona për 3 bataliona...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme