Politika 3 February 2026, 14:09 Nga VNA

KQZ shpërndan paratë: PS merr mbi 1 mld lekë, e dyta PD që “ndihmon” dhe 9 parti të vogla. Parfitojnë dhe partia e Endri Shabanit dhe e Lulzim Bashës

Ndaje në Whatsapp

KQZ shpërndan paratë: PS merr mbi 1 mld lekë, e dyta PD që
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndarjen e fondeve publike për partitë politike për vitin 2026, duke shpërndarë në total 345 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Sipas tabelës zyrtare, Partia Socialiste është përfituesja kryesore, me 1.6 miliardë lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me 811 milionë lekë.

Ndërkohë, Partia e Lirisë përfiton 109 milionë lekë, Partia Socialdemokrate 103 milionë lekë, Partia Mundësia 85 milionë lekë, Lëvizja Shqipëria Bëhet 71 milionë lekë, Lëvizja Bashkë 63 milionë lekë.

Nga fondet përfitojnë edhe partia “Nisma Thurje” e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, 40 milionë lekë, si dhe partia Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik, 45 milionë lekë.

Një pjesë e konsiderueshme e fondeve shpërndahet edhe për partitë më të vogla dhe aleatët politikë. Kështu falë koalicioneve zgjedhore me PD, rreth nëntë forca politike që disave prej tyre nuk u dihet as zyrat ku i kanë, do përfitojnë financime nga buxheti i shtetit.

Shumica e tyre marrin nga 57 milionë lekë secila, mes të cilave Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partia Republikane (PR), Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Demokristiane (PDK), Lëvizja e Legalitetit (PLL), Fryma e Re Demokratike (FRD) dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD).

Këto fonde synojnë të mbështesin funksionimin vjetor të partive politike dhe aktivitetin e tyre organizativ.

KQZ shpërndan paratë: PS merr mbi 1 mld lekë, e dyta PD që

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme