Politika 26 October 2025, 14:39 Nga VNA

KQZ miraton kandidaturat për Bashkitë Vlorë dhe Berat, rrëzohet kërkesa e një kandidati të pavarur

Ndaje në Whatsapp
KQZ miraton kandidaturat për Bashkitë Vlorë dhe Berat,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar këtë të diel një seancë, ku janë miratuar zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet në Bashkitë Vlorë dhe Berat.

Sipas njoftimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, janë konfirmuar dy kandidaturat e Partisë Socialiste: Brunilda Mersini për Bashkinë Vlorë dhe Ervin Ceca për Bashkinë Berat. Po ashtu, janë pranuar edhe dy kandidatura të paraqitura nga zgjedhësit: Dionis Sota në Vlorë dhe Pavlo Shkarpa në Berat.

Ndërkohë, KQZ ka refuzuar kërkesën e ish-këshilltarit të PD-së, Gjergji Nika, i cili kishte paraqitur kandidaturën e tij të pavarur për Bashkinë e Vlorës.

"Vendosëm mosregjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë." tha Celibashi

Vendimet e miratuara gjatë seancës së sotme hapin rrugën për zhvillimin e fushatës elektorale në këto dy bashki, ku gara pritet të jetë e fokusuar midis kandidatëve të majtë dhe atyre të pavarur.

Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:

Bashkia Vlorë
1.Brunilda Flamur Mersini
2.Dionis Anesti Sota

Bashkia Cërrik
1.Eligert Qani Hima 2.Amarildo Sherif Hoxha

3.Florenc Spiro Doka

Bashkia Mat

1.Altin Ramazan Bojni

2.Eduart Shaqir Brahilika

3.Suzana Tahir Pasha

Bashkia Tepelenë
1.Gabriel Altin Guma

2.Gramos Sadik Sako

Bashkia Berat
1.Ervin Llazar Ceca

2.Pavlo Koli Shkarpa

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme