Politika 5 November 2025, 15:22 Nga VNA

KQZ: Do të bëjmë auditim për kontratën e opozitës me LaCivita dhe deklarimet financiare të PS

Ndaje në Whatsapp

KQZ: Do të bëjmë auditim për kontratën e opozitës

Kontrata 1.4 milionë euro e Sali Berishës me konsulentin amerikan Chris LaCivita do të kalojë në auditim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të njëjtin kontroll pritet të kenë edhe deklarimet financiare të Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Kjo është ende faza fillestare, nuk mund të japim një vlerësim për mënyrën se si partitë politike kanë shpenzuar gjatë fushatës. Ne do të bëjmë auditim për të parë përdorimin e këtyre fondeve dhe për më tepër edhe për financimin e partive politike”, deklaroi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Për momentin, fokus i Komisionerit mbetet tek zgjedhjet e së dielës në pesë bashki, pas anulimit të zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë nga Gjykata Kushtetuese, që la në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Por më 9 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet në pesë bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë”, shtoi Celibashi.

Qytetarët e Vlorës, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Beratit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. KQZ ka testuar pajisjet e identifikimit elektronik dhe është e gatshme për procesin e pjesshëm zgjedhor në këto pesë bashki.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme